Aktivitetet

E mërkurë, 30 dhjetor 2020

MBLEDHJA KONSTITUIVE E KLUBIT TË DEPUTETEVE

Sot u mbajt mbledhja konstituive e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën e caktoi dhe me të kryesonte deputetja Gordana Siljanovska-Davkova.

Në pjesën solemne fjalim kishte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Formimin e Klubit të deputeteve e përshëndeti dhe ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska. Në punën e mbledhjes konstituive morri pjesë dhe deputetet Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Zhaklina Peshevska.

Për kryetare të Klubit të deputeteve në periudhën aktuale të mandatit ishte zgjedhur deputetja Lolita Ristova, kurse për zëvendëse të sajë – deputetja Bllagica Llasovska.

 

Në mbledhjen konstituive ishte zgjedhur dhe Kryesia e re e Klubit të deputeteve, në këtë përbërje: Snezhana Kaleska-Vançeva, Maja Moraçanin, Sonja Mirakovska, Latife Shikovska, Rina Ajdari, Zhaklina Peshevska, Ollga Llozanovska, Lidija Petkoska, Ivanka Vasilevska, Angelinka Petkova dhe Ilire Dauti.

Në punën e kryesisë së Klubit sipas funksionit mori pjesë dhe kryetarja e Komisionit për Mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, Gordana Siljanovska-Davkova.

Lolita Ristova, kryetarja e Klubit të deputeteve, në fjalën e saj, së pari falënderoi për besimin dhe theksoi se kjo zgjedhje për të paraqet para së gjithash përgjegjësi dhe një sfidë tjetër si shumë deri më tani. Ajo, gjithashtu, shprehu falënderim dhe për mbështetjen nga organizatat ndërkombëtare dhe jo qeveritare.

Në fjalimin e saj, kryetarja Ristova potencoi se si trup autentik Klubi i deputeteve  gjithmonë do të ketë përparësi të kontribuoj në promovimin e çështjeve gjinore, sepse barazia gjinore mbetet në agjendën, kurse deputetet, të cilët janë 47 në këtë mandat, janë të detyruar të japin vulë dhe shenjë në të.  

Click