Aktivitetet

E enjte, 10 dhjetor 2020 

MBLEDHJA KONSTITUTIVE E GRUPIT PARLAMENTAR NDËRPARTIAK PËR AVANCIMIN E TË DREJTAVE TË PERSONAVE LGBTI

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 Dhjetor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Rrjetin Nacional kundër homofobisë dhe transfobisë e mbajti mbledhjen konstituive të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të personave LGBTI. Për herë të parë ky grup ishte formuar në mandatin e përbërjes parlamentare paraprake. Në grup do të marrin pjesë më shumë deputetë dhe deputete nga pushteti dhe nga opozita të cilët në bashkëpunim me shoqatat e qytetarëve do të përfaqësohen në shtëpinë ligjvënëse për avancimin e të drejtave të personave LGBTI. Deri më tash më shumë se dhjetë deputet janë bashkangjitur në grup, por në periudhën e cila paraprinë pritet numri që të ritet.  Për koordinatore të grupit ishte zgjedhur deputetja Maja Moraçanin, e cila theksoi se  paraqet kënaqësi të madhe që në këtë mandat përsëri formohet  Grupi Parlamentar Joformal Ndërpartiak për avancimin e të drejtave të personave LGBTI  gjithashtu, nder që përsëri e fitoi besimin për të qenë koordinatore e grupit.  Ajo informoi se në tre vjetët e kaluara janë arritur hapa të rëndësishëm në përparimin e të drejtave të personave LGBTI.  

“Në mandatin e mëparshëm, përfaqësohemi për miratimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, kemi prezantuar orientimin seksual dhe identitetin gjinor në Ligjin për shërbimet mediale audio dhe audio-vizuale dhe në Kodin Penal si baza për mbrojtje nga veprat penale  nga urrejtja.  Grupi morri pjesë dhe në një numër aktivitetesh për promovimin e të drejtave të personave LGBTI, “Mos gjyko kush kë donë” , shënimi i Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër homofobisë dhe transfobisë, pjesëmarrje në Paradën e Krenarisë në Shkup dhe shumë të tjera. Me iniciativën e grupit LGBTI, Ministria e Punëve të Jashtme morri procedura për bashkëngjitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në Koalicionin Ndërqeveritar për të Drejtat e Barabarta (ERC) dhe na informoi se nga 31 maj 2019 "Vendi ynë dhe formalisht është anëtare e koalicionit". tha Moraçanin.  

Deputetja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se 10 dhjetori është ditë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, ditë në të cilën në vitin 1948 është miratuar Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Ajo shtoi: “Patjetër të ndërtojmë mbrojtje demokratike parlamentare kundër sulmeve verbale dhe fizike ndaj personave nga bashkësia  LGBTI, patjetër të ju mundësojmë të bëhen SUBJEKTE, në vend të objekteve, patjetër t'i pranojmë si të barabartë.  Si deputete, iniciatorë dhe anëtare e Grupit parlamentarë ndërpartiak për avancimin e të drejtave të personave LGBTI, porosis: Ne, deputetë nga grupe dhe parti të ndryshme parlamentare, përfaqësojmë të gjithë qytetarët, përfshirë individët LGBTI dhe kemi një detyrim kushtetues, ligjor dhe etik, detyrim parlamentar dhe njerëzor për të luftuar çdo formë të diskriminimit ndaj çdo individi, pavarësisht nga cila do qoftë përkatësi ”!  

Dragana Drndarevska nga Rrjeti Nacional kundër Homofobisë dhe Transfobisë në fjalën e saj tha: "Edhe pse vërejmë promovim të të drejtave të personave LGBTI, kjo përbërje parlamentare duhet të vazhdojë këtë trend. Votimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte hapi i parë, por para Kuvendit përballet detyrë po aq e rëndësishme për zgjedhjen e anëtarëve profesionistë dhe të pavarur të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi të cilët do të mbrojnë në mënyrë efektive të gjitha grupet e margjinalizuara nga diskriminimi, përfshirë LGBTI personat. Për më tepër, qëndron edhe zgjedhja e  Avokatit të ri të popullit, i cili gjithashtu kërkojmë të jemi  profesionist të pavarur në mënyrë që të reformojmë institucionin dhe të sigurojmë mbrojtje më efektive të të drejtave të njeriut të qytetarëve, kur ato shkelen nga shteti. Mbrojtja ndaj veprave penale nga urrejtja duhet të avancohet duke forcuar kapacitetet e policisë dhe prokurorisë, sepse përveç ndryshimeve ligjore,  nuk vërejmë përmirësime të dukshme në praktikat e këtyre institucioneve. "Të drejtat e personave LGBTI janë të drejta të njeriut, dhe realizimi i tyre nënkupton zvogëlimin e stigmës dhe urrejtjes ndaj kësaj bashkësie, e cila mund të arrihet vetëm përmes aktiviteteve dhe masave të vazhdueshme nga të gjitha institucionet kompetente."

Në mbledhjen konstituive fjalimin e tyre e patën edhe deputetet Snezhana Kaleska Vançeva dhe Velika Stojkovska Serafimovska. 

Click