Aktivitetet

E premte, 4 dhjetor 2020

MBLEDHJA KONSTITUTIVE E KLUBIT PËR ÇËSHTJE DHE POLITIKA TË TË RINJVE

Klubi për çështje dhe politika të të rinjve të Kuvendit, sot e mbajti mbledhjen e vet konstitutive, në të cilën për koordinatorë të të njëjtit, u zgjodh deputeti Jovan Jauleski.

Me mbledhjen kryesonte Artina Qazimi, si deputetja më e re në Kuvend dhe përveç deputetëve dhe mysafirëve të ftuar, morën pjesë edhe kryetari i Shtëpisë Ligjvënëse, Talat Xhaferi, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Në hapjen e mbledhjes, Qazimi njoftoi punën e suksesshme të Klubit, si vazhdim i gjithçkaje që është bërë që nga themelimi i tij në vitin 2017 dhe angazhimin e zbatimit të Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve, të miratuar në janar të këtij viti.Fjalim hyrës mbajti edhe kryetari Xhaferi, i cili, si i pari ndër të barabartët, e përshëndeti krijimin e Klubit, me ndihmën e pa rezervë të Fondacionit Vesminster për Demokraci dhe Institutit Nacional Demokratik, dhe uroi  mandat të frytshëm dhe të suksesshëm.

“Është i rëndësishëm roli juaj si ligjvënës, të jeni urë lidhëse e cila do ti lidh të gjitha palët e prekura, që rezultati përfundimtarë të jetë në dobi të të gjithë të rinjve.  Bëhuni zëri i tyre, mbështetje dhe derë në të cilën do të mund lirisht të trokasin dhe ta ndajnë problemin e tyre.  Bëhuni inventiv, kreativ dhe hulumtoni mënyrat më të ndryshme të prekni tek të rinjtë dhe ta afroni Klubin për çështje dhe politika rinore tek ata.  Bëhuni  shembull i mirë për ta, si dhe për ne kolegët më të moshuar në Kuvend, dhe ne do të jemi pranë jush në çdo hap dhe iniciativë të ndërmarrë ”- tha Xhaferi.

Në vazhdim, nderin për të folur e kishte koordinatori i sapo zgjedhur i Klubit, deputeti Jovan Jauleski, i cili dëshiroi që si deputetë të rinj të ishin bartës të ndryshimeve për të përmirësuar statusin e të riut, për të kthyer besimin e të rinjve në institucione për të mundur jetën ta ndërtojnë këtu.

Fjalimin e tij para të pranishmëve kishte dhe deputeti Darko Kaevski  i cili propozoi së bashku, pavarësisht nga përkatësia politike,  të zgjidhen problemet në mënyrë që të rritet standardi i rinisë. Ai e përshëndeti përbërjen e kaluar të Klubit, e cila vendosi bazë dhe dha motiv për punë edhe më të suksesshme për benefit të të rinjve në vend. 

E fundit mori fjalën edhe deputetja Fisnike Bektishi-Shaqiri, e cila theksoi se është e nevojshme të kemi një rini aktive, e cila do të jetë e fortë dhe kreative, zëri i së cilës do të dëgjohet dhe merret parasysh. Është e domosdoshme krijimi i vizionit për zhvillimin e të rinjve, pse ato janë e ardhmja e vendit, tha ajo, kurse bota më e mirë për të rinjtë, është bota më e mirë për të gjithë ne!

Click