Aktivitetet

E hënë, 7 dhjetor 2020

Mbledhje online e Grupit udhëheqës për bashkëpunim me parlamentin e Suedisë 

Grupi udhëheqës për bashkëpunim me parlamentin e Suedisë, Rikstagot, i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, mbajti mbledhjen e parë online me Grupin udhëheqës të parlamentit të Suedisë.        

Në mbledhje morën pjesë deputetët: z. Fadil Zendeli nënkryetarë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i Grupit udhëheqës, më pas z. Martin Kostovski, znj. Maja Moraçanin, znj. Gordana Siljanovska - Davkova, z. Aleksandar Veljanovski, znj. Arta Bilalli Zendeli si dhe znj. Arbana Pasholli. 

Grupi udhëheqës i Parlamentit të Suedisë është udhëhequr nga znj. Lota Xhonson Fornarve, zëvendëskryetare e dytë e parlamentit të Suedisë.        

Qëllimi kryesorë i bashkëpunimit me Parlamentin e Suedisë është përforcimi i institucioneve demokratike dhe promovimin e vlerave demokratike.  Fokusi i bashkëpunimit është shkëmbimi i përvojave ndërmjet parlamentarëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve me qëllim të krijohen rrjete dhe në atë mënyrë të sigurohen mundësi për mbështetje dhe shkëmbim të njohurive.  Është paraparë bashkëpunimi të zgjat deri në tre vjet me mundësi të vazhdimit.  

Në mbledhje deputetët shprehën falënderim të madh për kolegët në parlamentin e Suedisë për fillimin e bashkëpunimit për mbështetje të zhvillimit demokratik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhë kur e shënojnë 100 vjetorin nga futja e të drejtës universale dhe të barabartë të votës.  Konsiderohet se bashkëpunimin në mënyra të ndryshme do t'i përfshijë të gjithë deputetët dhe do të kontribuojë për përmirësimin e jetës parlamentare, më pas organizim më të mirë të procesit të punës, mënyrën e vendosjes dhe përfshirjes së të gjithë faktorëve në të. 

Në mbledhje u diskutuan tema për bashkëpunim të cilat përcaktohen në marrëveshje të të dyja palëve.  Bashkëpunimi do të përfshijë tema siç janë: barazia gjinore, rëndësia e opozitës, raportet me votuesit dhe shoqërinë civile, hapja dhe transparenca, kontrolli parlamentar, puna e komisioneve, roli legjislativ i parlamenteve, Rregullorja e punës - përvojat dhe problemet, ombudsmani i Suedisë, puna e parlamenteve në pandemi dhe të tjera. 

Zotëri Miki Millkovski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit, si dhe homologu i tij nga pala suedeze patën fjalime për pandeminë Kovid - 19 dhe sfidat dhe ndikimin e saj në punën e parlamentit, parlamentarëve dhe shoqërisë në tërësi.     

Në fund deputetët shprehën shpresën se njohuritë dhe përvojat e fituara nga bashkëpunimi do të kontribuojnë për konsolidim të mëtejmë të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal.  

Click