Aktivitetet

E enjte, 9 dhjetor 2021

"Mos hesht, mos duro, JEPI FUND!"

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në organizimin e Klubit të Deputeteve, me mbështetjen e UnWomen, u përfshi në shënimin e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Familja e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Misionit të OSBE-së në Shkup i kanë bashkuar tradicionalisht forcat për 16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore, fushatë për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Mos hesht, mos duro, JEPI FUND!” është motoja e këtij viti me të cilën Maqedonia e Veriut i bashkohet fushatës globale “Ngjyrose botën në portokalli për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, tani!”. Nga 25 nëntori – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave deri më 10 dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Në fakt, me ratifikimin e Konventës së Stambollit në dhjetor 2017, Kuvendi mori përsipër marrjen e masave legjislative dhe masave të tjera për të siguruar kornizë juridike, institucionale dhe organizative për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe dënimin e kryerësve të dhunës. Me ratifikimin, Konventa u bë pjesë e rendit juridik, ndaj u imponua nevoja e harmonizimit të kornizës juridike dhe institucionale ekzistues me dispozitat e këtij dokumenti, e më pas ishte miratimi në janar 2021 i Ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. Në drejtim të zbatimit të suksesshëm të Konventës së Stambollit në procedurën parlamentare është edhe ndryshimi i Kodit Penal, i cili duhet të përfshijë standardet që përmban Konventa.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i përkushtuar që të punojë në këtë temë dhe të ndjekë zbatimin dhe përmes mekanizmave të tij të mbikëqyrë të gjithë legjislacionin dhe politikat për dhunën me bazë gjinore, në përputhje me parimet e Konventës së Stambollit.

Click