Aktivitetet

E premte, 25 dhjetor 2020

Nda gëzim: Kryetari i Kuvendit dërgoi pako të fundvitit 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi pako të fundvitit me libra për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Në Shkollën e Veçantë Fillore “Idnina” në Shkup dhe në Shkollën e Veçantë fillore “Zllatan Sremec”, dërgoi mjete mësimore për çdo fëmijë, në pajtim me nevojat e nxënësve dhe arsimtarëve dhe programet përkatëse mësimore. 

  

Duke e marrë parasysh protokollet shëndetësore në drejti të respektimit të masave të mbrojtjes, sidomos të më të vegjëlve, Kryetari Xhaferi nuk ishte i pranishëm në ndarjen e pakove. Ai dërgoi urime dhe letra mirënjohjeje ndaj të punësuarve në institucionet e përmendura, ku u falënderua për punën dhe veprat që të punësuarit i realizojnë çdo ditë, për përkushtimin e tyre në punë edhe në kushte të jashtëzakonshme, duke theksuar se gëzimi duhet të ndahet, sepse vetëm në atë mënyrë ai rritet  dhe të kaplon.   

Të punësuarit në Klinikën e Fëmijëve falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme të Kryetarit, si edhe për atë që Kuvendi është i hapur ndaj institucionit të tyre. Drejtoret e SHVF “Idnina” dhe “Zllaten Sremec”, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e Kryetarit ti përmbushë nevojat e nxënësve dhe shkollave dhe të plotësojë gëzimin momental të hapjes së pakove me gëzimin e mjeteve mësimore që do u vyejnë për punë tërë vitin.  

 

 

Click