Aktivitetet

E diel, 22 nëntor 2020

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „22 NËNTORI“

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sallën e Kristaltë, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "22 Nëntori" e ndau çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Këtë vit, me Vendim të Këshillit, fitues të çmimit janë prof. d-r Xhevat Lloshi, albanolog dhe akademik Ali Aliu, kritik letrar. Në ndarjen e çmimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Irena Stefoska, ministre e Kulturës, si edhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë dhe personalitete tjerë të dalluar nga jeta shoqërore dhe kulturore të vendit. 

Click