Aktivitetet

E premte, 5 mars 2021

Pandemia e thellon pabarazinë gjinore globale

Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, mori pjesë në takimin multilateral online të Rrjetit të Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor (HUGEN), me temë "Ndikimi i pandemisë së COVID-19 ndaj femrave”.

Konstatimet ishin se pandemia COVID-19 është rrezik për të gjithë dhe se e thelloi pabarazinë gjinore globale. Në të njëjtën kohë, pandemia ka ndikim të madh në shëndetin dhe sigurinë e femrave dhe ka shkaktuar pasoja të konsiderueshme ekonomike për zhvillimin e biznesit të femrave, për femrat e punësuara në aktivitetet që u goditën të parat nga masat, për punonjësit informalë, për prindërit e vetëm, për femrat rurale. Në mënyrë plotësuese, ata iu referuan pasojave që kriza shëndetësore i ka mbi grupet e margjinalizuara, femrat rome dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë pandemisë, niveli i punës së papaguar të femrave, numri i femrave të papuna dhe dhuna ndaj femrave u rrit.

Deputetët dhe deputetet nga rajoni bënë thirrje që të gjitha dokumentet strategjike, veçanërisht ato që do të miratohen dhe zbatohen në rrethanat e pandemisë, të kenë komponent gjinor të njohur qartë, për të vazhduar dhe avancuar aktivitetet që synojnë fuqizimin ekonomik të femrave, buxhetimin përgjegjës gjinor, i cili do të mundësojë avancimin e cilësisë së jetës, si të femrave, ashtu edhe të meshkujve, eliminimin e pabarazive dhe ndërtimin e shoqërisë së drejtë, e gjithë kjo të jetë praktikë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha të dhënat duhet të mblidhen, përpunohen dhe komunikohen sipas gjinisë (p.sh. numri i të infektuarve, por edhe masat përfituese), parlamentet duhet të forcojnë funksionin e kontrollit duke organizuar një numër më të madh të përfaqësuesve të dëgjuar të Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe të organizojnë takime me përfaqësuesit e bashkësive akademike.

Click