Aktivitetet

E martë, 14 dhjetor 2021

Pavle Trajanov në video-konferencë të PBEJL-së

Deputeti Pavle Trajanov sot ka marrë pjesë në video-konferencën e Komisionit për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji të AP-së së PBEJL-së, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë në Beograd. Tema e takimit ishte: “Ekonomitë në Evropën Juglindore në dritën e pandemisë Kovid 19: depozitat dhe perspektivat.” Në konferencë morën pjesë delegacionet nga parlamentet e Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Moldavisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Kroacisë, si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Në fjalimin e tij, deputeti Trajanov theksoi se rruga e vetme për rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike në periudhën pas Kovidit është tregu rajonal, gjegjësisht vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e rëndësishme e zinxhirëve globalë të prodhimit. Prandaj është e nevojshme që të gjitha vendet në rajon të përpiqen të krijojnë politika të qëndrueshme ekonomike. Ai theksoi se marrëdhëniet e mira ekonomike në rajon duhet të shoqërohen me marrëdhënie të mira politike sepse vetëm në këtë mënyrë Iniciativa “Ballkani i Hapur” do të bëhet realitet.

Në fund të konferencës u miratuan njëzëri Rezoluta dhe Rekomandimet, të cilat do t'i dorëzohen vendit që kryeson me AP-në e PBEJL-së 2020-2021, që është Parlamenti i Greqisë.

Click