Aktivitetet

E mërkurë, 30 dhjetor 2020

PËRFUNDOI DISKUTIMI I AMENDAMENTEVE PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR REGJISTRIM NË KOMISIONIN PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Sot me sukses përfundoi dita e dytë e diskutimit të amendamenteve për Propozim-ligjin për Regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, me procedurë të shkurtuar, në Komisionin për Çështjet Evropiane të Kuvendit, me të cilën kryesonte kryetari i Komisionit, Arbër Ademi. Komisioni, pas diskutimit sipas 37 amendamenteve të parashtruara nga propozues të autorizuar, e shqyrtoi këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtejme në Kuvend.

Diskutimi mbi tekstin e Propozim-ligjit kaloi në atmosferë konstruktive dhe punuese, gjatë së cilës u prezantuan argumentet "pro" dhe "kundër" amendamenteve të parashtruara, me qëllim që të realizohet regjistrim në shtet, i cili do të jetë në përputhje me Rekomandimet Ndërkombëtare të Miratuara për Regjistrimet e popullsisë dhe strehimeve, të përgatitura nga Komisioni Ekonomik për Evropë të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostat. Konstatimi ishte i përbashkët i të gjithë deputetëve si nga pozita ashtu edhe nga opozita se na duhet regjistrim, duke pasur parasysh që regjistrimi i fundit në vend u realizua në vitin 2002, kurse regjistrimi në vitin 2011 nuk u realizua.

Në diskutim morën pjesë deputetët: Ivanka Vasilevska, Arbër Ademi, Antonio Milloshoski, Gordana Siljanovska-Davkova, Halil Snopçe, Zhaklina Peshevska, Sllavjanka Petrovska, Arta Bilalli-Zendeli, Zeqir Ramçiloviq, Mirçe Axhioski, Snezhana Kalevska-Vançeva, Daniella Hristova, Ivan Stoilkoviq, Fanica Nikolloska dhe Igor Janushçev.

Nga zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu dhe Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski, u dha sqarim se shumica e vërejtjeve të propozuara në amendamentet e propozuara i referohen Metodologjisë për Zbatimin e Regjistrimit, e cila, në pajtim me Ligjin, do të duhet që të miratohet në mënyrë transparente dhe se Enti Shtetëror për Statistikë, në fazën e përgatitjes për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të marrë parasysh këto propozime.

Lidhur me situatën shëndetësore me pandeminë aktuale Kovid në vend, e cila mund të zgjasë edhe gjatë kohës së regjistrimit vitin e ardhshëm, u theksua se do të mbahet llogari që të mos rrezikohet shëndeti i popullsisë.

Click