Aktivitetet

E enjte, 4 mars 2021

Pjesëmarrja e delegacionit parlamentar në Konferencën Ndërparlamentare

Delegacioni parlamentar i përbërë nga: Antonijo Milloshoski, shef i Delegacionit dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Mile Talevski, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Arbana Pasholli dhe Abdulla Saliu marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare në internet të organizuar nga Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Sigurisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (ZNBP/ZBOP) të mbajtur më 3 dhe 4 mars 2021 në Lisbonë, Portugali.

Në Konferencën Ndërparlamentare marrin pjesë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, si dhe ekspertët në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Në hapjen e Konferencës Ndërparlamentare mbajtën fjalim: z. Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i Aleancës së NATO-s, z. Zhozef Borell, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe z. Eduardo Fero Rodriges, kryetar i Parlamentit të Portugalisë.

Në Konferencën Ndërparlamentare, sipas agjendës, pjesëmarrësit debatojnë për çështje të rëndësishme dhe aktuale si përforcimi i bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në sesionin e dytë, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë me z. Zhozef Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë i Bashkimit Evropian, ku fjalim kishte edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonijo Milloshoski. Ai tha se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në Bashkimin Evropian ishte qëllimi strategjik dhe afatgjatë i politikës së jashtme. Në atë fushë, Milloshoski theksoi se Maqedonia duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur edhe formalisht para negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian, sepse vendimi për fillimin e negociatave është çështje që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, për rajonin dhe për stabilitetin e BE-së.

Konferenca Ndërparlamentare mbahet çdo gjashtë muaj, duke siguruar një mundësi për anëtarët e Parlamenteve Nacionale dhe Parlamentit Evropian për të diskutuar progresin e politikave të përbashkëta të Bashkimit Evropian në fushat e punëve të jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe sfidat kolektive me të cilat përballet Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj dhe vendet kandidate.

Click