Aktivitetet

E martë, 7 shtator 2021

PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË PUNËTORINË PËR DEMOKRACI 

Në suazat e Konferencës së pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve, që mbahet në Vjenë, Austri, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot mori pjesë në Punëtorinë për demokraci të Parlamentit Austriak. 

Në Punëtori merrnin pjesë nxënës austriak nga shkollat bilinguale, në moshën 13 deri 15 vjet. Kryetari Xhaferi përgjigjej në pyetjet e pjesëmarrësve të ri, të cilët interesoheshin për opinionin e tij rreth domethënies së demokracisë dhe parlamentarizmit, përparësive dhe dobësive të demokracisë, inkuadrimit të të rinjve në politikë dhe ngjashëm.

Kryetari Xhaferi theksoi se demokracia paraqet sundim të qytetarëve dhe sundim të drejtësisë, që u jep liri individëve të mendojnë, të shprehen dhe të veprojnë. Demokracia, po ashtu, paraqet aftësi të dëgjohet mendimi ndryshe i tjetrit. 

Punëtoritë për demokraci funksionojnë në mënyrë të suksesshme në Parlamentin Austriak prej vitit 2007, me qëllim të stimulimit të interesit për politikë dhe për proceset demokratike te fëmijët dhe të rinjtë. Nëpërmjet këtyre punëtorive, fëmijëve dhe të rinjve u jepet mundësi që drejtpërdrejtë të njoftohen me rolin e Parlamentit, me proceset parlamentare dhe punën e përditshme të deputetëve. Me pjesëmarrjen në punëtoritë, te fëmijët dhe të rinjtë nxitet vetëdija për demokraci, inkurajohet i menduari i tyre kritik, inkuadrimi dhe shprehja e opinionit të tyre, a përmirësohet edhe shkrim-leximi mediatik. 

Në mars të vitit 2020, kryetarët e dy parlamenteve, Xhaferi dhe Sobotka nënshkruan Letër për qëllime për themelimin e punëtorive për demokraci në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të atyre që funksionojnë në Parlamentin Austriak. 

Click