Aktivitetet

E mërkurë, 30 shtator 2020

PJESËMARRJA E SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA NË MBLEDHJE NË INTERNET PËR SFIDAT NË PUNËN PARLAMENTARE GJATË PANDEMISË

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, sot mori pjesë në mbledhje në internet për praktikat e mira dhe sfidat ekzistuese në Parlamentet e Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë Kovid-19.

Duke e pasur parasysh rëndësinë nga puna e vazhdueshme e parlamenteve, NDI e organizoi këtë mbledhje në kuadër të Iniciativës për përforcimin e legjislacionit të Ballkanit Perëndimor (WBLSI), ndërsa në këtë mbledhje morën pjesë sekretarët e përgjithshëm nga Parlamenti në Shkup, Tiranë, Sarajevë, Podgoricë, Zagreb, Prishtinë dhe Beograd.

Në mbledhje u këmbye përvoja e pasur parlamentare, gjë që kontribuoi për diskutim të dobishëm dhe gjithëpërfshirës për sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen parlamentet e këtij rajoni në këtë periudhë të pandemisë.

Sekretarja e përgjithshme Ivanova në fjalimin e saj pati mundësinë të ndajë disa vërejtje, informata të saj në lidhje me ndërmarrjen e masave të reja kufizuese si pasojë e Kovid-19. Kushtet e sapokrijuara sollën nevojën për planifikim afatgjatë për ruajtjen e vazhdimësisë së punës në dhomën legjislative. Gjithashtu nevojitet që të sigurohet përmirësimi i performansave administrative të trupave legjislative, integritetit legjislativ parlamentar, veglave të reja për votim dhe kapaciteteve mbikëqyrëse. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme ruajtja e transparencës, llogaridhënies, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në proceset parlamentare, si dhe mbulimi dhe prezenca mediatike, e gjithë kjo në kuadër të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektuese.

Përvojat dhe rekomandimet e ndara nga pjesëmarrësit në mbledhjen ishin të mirëseardhura në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të praktikave parlamentare pozitive.  

Click