Aktivitetet

E mërkurë, 1 shtator 2021

Pjesëmarrja e Sekretares së Përgjithshme të Parlametit Cvetanka Ivanova në Forumin Rajonal të Sekretarëve të Përgjithshëm nga Ballkani Perëndimor

Pjesëmarrja e Sekretares së Përgjithshme të Parlamentit Cvetanka Ivanova në Forumin Rajonal të Sekretarëve të Përgjithshëm nga Ballkani Perëndimor Athinë, Greqi 31 gusht - 2 shtator 2021.

Ky forum rajonal është pjesë e Iniciativës  për forcimin e Legjislacionit të Ballkanit Perëndimor të NDI, financuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci, i cili ndihmon parlamentet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ta forcojnë kapacitetin e tyre për miratimin e ligjeve, realizimin e mbikëqyrjes dhe përfaqësimin. 

Bashkëpunimi i përmirësuar dhe mësimi krahasues në rajon u sigurojnë parlamenteve një burim të rëndësishëm në përballjen me sfida të ngjashme organizative dhe legjislative.në forcimin e rolit të tyre legjislativ, mbikëqyrës dhe përfaqësues. 

Në Forum marrin pjesë Sekretarët e Përgjithshëm të Parlamenteve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe zëvendës sekretarë të përgjithshëm të parlamentit të Malit të Zi dhe atij të Serbisë. Temë kryesore e forumit janë risitë parlamentare, arritjet, sfidat dhe pritjet e ardhshme në punën e parlamenteve në kushte të krizës së shkaktuar nga pandemia KOVID-19, me fokus administrimin parlamentar, komunikimin e brendshëm, transparencën parlamentare, sfidat kryesore për përmirësim.

Click