Aktivitetet

E mërkurë, 30 shtator 2020

PJESËMARRJA E ZËVENDËSSEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM MILLKOVSKI NË E-KONFERENCË

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Miki Millkovski, sot mori pjesë në E-konferencë me temë: “Partneriteti i hapur qeveritar – dialogu për Plan-veprimin nacional 2021-2023“.

Konferenca online u organizua nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Partneriteti i hapur qeveritar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përveç zëvendëssekretarit të përgjithshëm Millkovski fjalime mbajtën edhe: ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri; sekretari i përgjithshëm në Partneritetin e hapur qeveritar, Poll Masen; si dhe koordinatorja nacionale për Partneritet të hapur qeveritar, Gordana Gapiq-Dimitrovska.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm Millkovski në fjalimin e tij hyrës shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen në Konferencë dhe në emër të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në emër të sekretares së përgjithshme, Cvetanka Ivanova, përcolli përshëndetje të përzemërt dhe dëshiroi punë të suksesshme.

Ai theksoi se përfshirja e Kuvendit në Partneritetin për qeveri të hapur është cilësi e re në punën dhe është në Funksion të ndërtimit të institucionit si tempull i vërtetë i demokracisë dhe organ përfaqësues i qytetarëve.

Millkovski u përqendrua edhe në punën e realizuar gjatë mandatit 2016-2020, ku udhëheqësia e Kuvendit për herë të parë i definoi qëllimet strategjike të institucionit përmes miratimit të Planit strategjik për periudhën 2018-2020 nga ana e Këshillit Buxhetor, e si qëllime kryesore strategjike u vendosën: Demokracia parlamentare funksionale; Parlament i hapur; Diplomacia parlamentare proaktive; Parlamenti i sigurt dhe shërbimet moderne dhe efikase dhe shërbimi i pavarur i Kuvendit.

Gjithashtu, ai e prezantoi edhe Plan-veprimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për qëllimet e Partneritetit të hapur qeveritar, që përmban tre tema:  Përgjegjësi, Infrastrukturë të përmirësuar të IKT-së dhe Pjesëmarrje të qytetarëve dhe pesë angazhime. Atë që e potencoi zëvendëssekretari i përgjithshëm është se zhvillohet vetëdija institucionale te të punësuarit në shërbimin dhe te personat e zgjedhur dhe të emëruar për nevojën për shkallë më të lartë të transparencës së institucionit dhe përfitimet nga ajo.

Në fund të fjalimit, theksoi se në periudhën e ardhshme duke u ballafaquar me pandeminë duhet të mendohet se si do t’i avancojnë institucionet aktivitetet e tyre për transparencë dhe si do t’i përshtaten gjendjes së re.

Konferenca u zhvillua në dy sesione: Në kuadër të Sesionit të parë, të pranishmit këmbyen mendime dhe përvoja me temë: Cilët janë përfitimet nga procesi i PHQ-së dhe pse është e rëndësishme përfshirja në këtë proces?  Cilët janë hapat për përgatitjen e Plan-veprimit për PHQ 2021-2023 dhe në cilat sfera prioritare do të punohet?

Pjesëmarrës në E-konferencë ishin edhe përfaqësuesit nga organizatat civile, Këshilli për koordinim dhe ndjekje të procesit të Partneritetit të hapur qeveritar dhe Plan-veprimit nacional për Partneritet të hapur qeveritar 2018-2020.

Në fund, u bë përmbledhja nga E-konferenca, si dhe njoftimi për hapat vijuese. 

Click