Aktivitetet

E hënë, 30 nëntor 2020

PJESËMARRJE E DEPUTETIT ARBËR ADEMI NË KONFERENCËN KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, mori pjesë në Konferencën virtuale dy-ditore  të Komisioneve për Çështjet Evropiane të Vendeve Anëtare të BE-KOSAK, që u mbajt në Berlin, në kuadër të Kryesisë Gjermane me BE-në.

Në Konferencë, ku morën pjesë delegacione të Komisioneve për Çështjet Evropiane të Vendeve Anëtare dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, fjalimin e sajë e kishte edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila u përqendrua në realizimin e prioriteteve të përcaktuara të Kryesisë gjashtëmujore gjermane të BE-së, e cila filloi në 1 qershor dhe përfundon në fund të vitit.

Kancelaria Merkel, duke folur për prioritetet  më të rëndësishme, gjithashtu iu referua zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Gjermania ishte e përkushtuar për hapjen e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në atë kontekst,  theksoi se për Maqedoninë e Veriut në fokus duhet të jetë gjetja e një zgjidhjeje për të kaluar kontestin bilateral me Bullgarinë fqinje.

Duke iu referuar prioriteteve të tjera, para së gjithash, u përqendrua në situatën me pandeminë Covid në Evropë dhe, në atë kuadër, vaksinimin, por edhe në nevojën e miratimit të paketës financiare, e cila, ndër të tjera, parashikon masa për të kapërcyer pasojat ekonomike të pandemisë.

Ai gjithashtu si një nga çështjet më të rëndësishme për BE-në drejtoi edhe çështjet të lidhura me ndryshimet e klimës, imigracionit dhe Bregzitin.Në fund, Merkel iu referua rëndësisë së demokracisë më të madhe në BE dhe për sundimin e së drejtës, në ato korniza për dialog gjithëpërfshirës në korniza të Konferencës për të ardhmen e Evropës.

Click