Aktivitetet

E hënë, 10 maj 2021

Pjesëmarrje e Kryetarit Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot mori pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, në organizim të Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë, e cila për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid - 19 u mbajt në formatin virtual. Në konferencë merrnin pjesë 33 kryetarë të parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të BE-së, 3 kryetarë të vendeve kandidate për anëtarësim, nga Parlamenti Evropian dhe 3 kryetarë nga vendet evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, si mbikëqyrës. 

Konferencën e hapi Kryetari i Bundestagut, Volfgang Shojble i cili bëri thirrje për mbrojtjen e demokracisë reprezentative, për mbrojtjen kundër diskriminimit dhe kundër fjalimit të urrejtjes në rrjetet sociale, dhe për këtë qëllim, kërkoi rregullim të punës së gjigantëve të mëdhenj të internetit ku shpesh herë plasohen lajmë të rrejshme dhe të njëjtat u bëjnë dëm shoqërive tona. Si folës hyrës në Konferencë u drejtuan prof. dr. Zhanet Hofman dhe dr. Françeska Bria, eksperte të fushës. Në suazat e debatit, kryetarët e parlamenteve diskutonin për përfitimet dhe sfidat e digjitalizimit dhe shfrytëzimin e inteligjencës artificiale dhe nevojën për rregullimin përkatës të modeleve të reja të komunikimit në nivelin nacional dhe atë evropian.  

Përfundimi i përgjithshëm ishte se veglat digjitale janë të dobishme për inkuadrimin më të madh të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe për demokratizimin më të madh të shoqërisë, por të njëjtat duhet të përdoren me kujdes dhe të sigurohet se çdo qytetar ka qasje në internet dhe në përdorimin e këtyre veglave.

Në anën tjetër, u notuan edhe rreziqet nga shfrytëzimi i rrjeteve sociale dhe rregullimi i tyre i pamjaftueshëm si mediumet tjera, që vetvetiu hap mundësi për plasimin e lajmeve të rrejshme të cilat shpesh herë shfrytëzohen për çrregullimin e proceseve demokratike dhe rezultateve zgjedhore.   

 

Pjesëmarrësit u pajtuan se për pranimin e tërësishëm të digjitalizimit nevojiten investime të konsiderueshme në infrastrukturë për shfrytëzimin e tyre dhe investim në arsimin e qytetarëve për atë se si ti shfrytëzojnë burimet prej të cilave pranojnë informata dhe si të njohin lajme të rrejshme.   

Edhe Kryetari Xhaferi u drejtua në suazat e Konferencës. Bashkëngjitur edhe fjalimi.  

Click