Aktivitetet

E enjte, 2 dhjetor 2021

Prezantimi i ekspertëve për procesin ligjvënës suedez

Në ditën e parë të vizitës studimore në Kuvendin e Suedisë, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Fadil Zendeli, kryetar dhe anëtarët Maja Moraçanin, Aleksandar Veljanovski, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nikolla Micevski, me kolegët e tij realizoi shkëmbim të frytshëm për rolin ligjvënës të parlamentit, për fazat e procesit ligjvënës, si dhe për organizimin e punimeve të seancës plenare.

Pas prezantimit të procesit të miratimit të vendimeve nga ana jonë, u pasua nga prezantimi i ekspertëve, përmes të cilit deputetët patën mundësinë të njihen me procesin ligjvënës suedez, i cili përfshin formimin e komisionit anketues, i cili, në konsultime me palët e interesuara dhe shoqërinë civile, përgatit mendimin dhe rekomandimet për propozim-ligjet e paraqitura nga Qeveria dhe më pas propozimi shqyrtohet në komision. Interesante për deputetët tanë ishte përvoja suedeze për mundësinë e paraqitjes së amendamenteve edhe në seancën plenare. Deputetët shkëmbyen edhe përvoja në lidhje me informacionet që përmbahen në arsyetimet për nevojën e miratimit të ligjeve.

Deputetët suedezë informuan edhe për organizimin e punimeve të seancës plenare, kalendarin afatgjatë të aktiviteteve, i cili mbulon të gjithë mandatin, pastaj kalendarin vjetor, mujor, javor dhe ditor, si dhe kohën e caktuar për takime me votuesit, për diskutimet në komisione, për debatet në seancën plenare si dhe për terminet e përcaktuara të votimit.

U bisedua edhe për funksionimin e grupeve partiake brenda Dhomës Ligjvënëse, koordinimet me Kryetarin, pyetjet e deputetëve, interpelancat, si dhe rregullimin e vendeve në seancën plenare, të cilat në Riksdagun Suedez janë të bazuara në njësinë zgjedhore dhe jo në përkatësinë partiake.

Deputetët shkëmbyen edhe përvoja për kushtet e jashtëzakonshme të punës së dhomave ligjvënëse të imponuara nga pandemia.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim edhe me kryeparlamentarin Andreas Norlen, i cili theksoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve për forcimin e institucioneve demokratike dhe vlerave demokratike është vendosur në kohën kur Suedia feston 100-vjetorin nga prezantimi i së drejtës universale të votës, përkatësisht 100 vjet nga zgjedhjet e para të vitit 1921 kur 5 gra nga gjithsej 380 deputetë hynë për herë të parë në Riksdagun Suedez.

Më pas u bë shkëmbimi i përvojave për punën e komisioneve, strukturimi i punës, ndarja e mandateve, marrëdhëniet mes qeverisë dhe komisioneve, me theks të veçantë komisionet për çështje evropiane.

Click