Aktivitetet

E martë, 14 shtator 2021

Punëtoria mbi finalizimin e Kodit Etik dhe udhëzimit për zbatimin e tij

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, ODIHR-së dhe Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP), organizoi Punëtorinë mbi finalizimin e Kodit Etik dhe udhëzimit për zbatimin e Kodit Etik, të mbajtur nga 10 deri më 12 shtator në Hotelin "Radika", Leunovë. 

Në punëtorinë, përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe deputetë, përfaqësues të shërbimit të Kuvendit, si dhe ekspertë në fushën e etikës.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi normat e pritshme dhe sjelljen, parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, llogaridhënien, transparencën dhe përdorimin e përgjegjshëm të mjeteve dhe resurseve publike. Deputetët, gjithashtu, i shqyrtuan skenarët e mundshëm dhe mekanizmat më të mirë për të siguruar zbatimin e Kodit Etik.

 

Click