Aktivitetet

E mërkurë, 23 qershor 2021

PYETJET E DEPUTETËVE JANË NË FAKT PYETJET E QYTETARËVE

Delegacioni Parlamentar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, i udhëhequr nga Igor Janushev, shef i Delegacionit dhe anëtarët: Monika Zajkova, Halil Snopçe, Dime Vellkovski, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Berat Ajdari, dje pasdite realizuan takim me An Linde, ministre e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Suedisë dhe kryesuese e OSBE-së.

Në fillim të takimit, shefi i Delegacionit, Janushev u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Parlamentit tonë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të forcimit të pavarësisë parlamentare, funksionit të mbikëqyrjes dhe rolit demokratik dhe promovimit të barazisë gjinore. Ai e vlerësoi rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në shumë fusha, veçanërisht në avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, projektet në fushën e decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, anti-diskriminimin, reformat në gjyqësi, zgjedhjet dhe më shumë.

Kryesuesja e OSBE-së, An Linde, e ka bërë të qartë rëndësinë e dialogut parlamentar dhe rëndësinë e zhvillimit të tij midis partive, si dhe funksionimin e institucioneve. Duke theksuar rëndësinë e Misionit të OSBE / ODIHR, i theksoi përparësitë kryesore, sigurinë, respektimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, zgjedhjet që janë pjesë e një shoqërie të sigurt.

An Linde gjithashtu tregoi interes për çështjen, për marrëdhëniet e deputetëve me votuesit dhe mënyrën e kryerjes së komunikimit.

Deputetja Siljanovska-Davkova, në këtë drejtim, tha se deputetët duhet t'i përfaqësojnë qytetarët, e jo partitë, pyetjet e deputetëve që bëhen në seancën plenare të Kuvendit, në fakt janë pyetjet e qytetarëve.

Vellkovski, anëtar i Delegacionit, përsëriti qëllimin tonë për të qenë anëtar i BE-së sa më shpejt të jetë e mundur, duke iu referuar një sërë reformash të bëra në të kaluarën, zgjedhjen e KSHPK-së, miratimin e Konventës së Stambollit, vazhdimin e procesit të dialogut Zhan Mone dhe pavarësinë e Buxhetit të Kuvendit.

Deputeti Snopçe theksoi se nuk kemi problem me ligjet, por implementimi i tyre është problem dhe kjo bazohet në fakte, jo në perceptim, dhe për këtë arsye këtu duhet të jepet më shumë kontribut. Komunikimi me votuesit bëhet përmes zyrave për kontakt me qytetarët, të cilat nuk janë ende funksionale, dhe natyrisht pyetjet me shkrim janë adut.

Si pjesë e Klubit për Çështje Rinore dhe Politikave Rinore të Kuvendit, deputetja Zajkova theksoi se është shumë e rëndësishme të prezantohen edhe çështjet rinore mbi parimin e pyetjeve të deputetëve.

Berat Ajdari arriti në përfundimin se si pozitë dhe opozitë duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët në rrugën tonë drejt familjes evropiane.

Në fund të takimit, An Linde shtoi se gjallëria e debatit këtu në Kuvend është shenjë e mirë për demokracinë, që pikëpamjet e shoqërisë civile të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ta bëjnë atë jetike.

Click