Aktivitetet

E mërkurë, 23 qershor 2021

Rruga e vetme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rruga e përbashkët për në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Izet Mexhiti me anëtarët, dje realizoi takim me Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës të Shqipërisë dhe anëtarët e Delegacionit.

Në takim, kryetari i Grupit, Mexhiti, u uroi mirëseardhje në Kuvend me prani fizike, duke kujtuar se kishim një vit të vështirë pas nesh, duke u përballur me pandeminë Kovid-19. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e 30-të e NATO-s për më shumë se një vit, me shpresën se negociatat e anëtarësimit në BE midis të dyja vendeve do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, që do të nënkuptojë përparim për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Mexhiti uroi Shqipërinë për zgjedhjen e saj anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Kryetarja Kodheli i vlerësoi marrëdhëniet midis të dyja vendeve në nivelin më të lartë, duke theksuar se Grupet e Bashkëpunimit në parlamentet e zgjerojnë dhe e thellojnë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe janë urë midis shteteve dhe popujve.

Përkundër faktit se vendet kanë pengesa të ndryshme, Kodheli vuri në dukje se rruga e vetme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rruga e përbashkët për në BE dhe se së bashku mund të bëhet.

Anëtarët e Grupeve e përshëndetën lajmin pozitiv të heqjes së roamingut midis shteteve, por gjithashtu ranë dakord për të zgjeruar iniciativën për të thjeshtuar procedurat kufitare, sistemin njësportel për pasagjerët dhe automjetet duke e ndjekur shembullin e pikës kufitare Qafë Thanë.

Anëtarët gjithashtu theksuan se marrëdhëniet midis vendeve janë miqësore, vëllazërore dhe nuk ka çështje të hapura, me qëllimin e përbashkët për thellimin e tyre në të ardhmen dhe përmirësimin e lidhjes infrastrukturore.

Click