Aktivitetet

E martë, 29 qershor 2021, Bruksel

Samiti i Dytë i kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Parlamenti Evropian

» Deklaratë e përbashkët «

Ne, kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor së bashku me kryetarin e Parlamentit Evropian dhe kryetarët e Parlamentit të Portugalisë dhe Sllovenisë, të cilët e paraqesin kryesimin e tanishëm dhe të ardhshëm me Këshillin e Bashkimit Evropian,

1. E vërtetojmë rolin qendror të parlamenteve në procesin e zgjerimit dhe i përkushtohemi bashkëpunimit të përbashkët për përforcim të mëtejmë të dimensionit të tij parlamentar, duke përfshirë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në vitin 2021.

2. Theksojmë se parlamentet duhet ta avancojnë rolin e tyre si hapësira inkluzive për dialog dhe shkëmbim të qëndrimeve, duke nxitur mirëkuptim dhe pajtim të ndërsjellë të Ballkanit Perëndimor, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuojnë për paqen, stabilitetin, prosperitetin dhe demokracinë më të fuqishme në rajon.   

3. Përkushtohemi në avancimin e kulturës së dialogut ndër partiak dhe konsensus në sferat kryesore të reformave, duke përfshirë sundimin e së drejtës, të drejtave fundamentale dhe përforcimin e institucioneve demokratike me qëllim që të përparojmë në rrugën tonë evropiane.  Pavarësia e gjyqësorit, pluralizmi, liria e medieve, barazia gjinore dhe qasja inkluzive drejt shoqërisë civile janë vlerat themelore evropiane që duhet vazhdimisht të mbështeten; e theksojnë rëndësinë e luftës kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme të cilat e rrezikojnë paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në shoqëri dhe ndërmjet shoqërive.

4. E Ripërtërijmë përpjekjen tonë për përforcimin e demokracisë parlamentare duke punuar së bashku përmes dialogut ndërparlamentar dhe duke e shfrytëzuar mbështetjen e Parlamentit Evropian në sferën e ndërmjetësimit dhe dialogut, ndërtimit të kapaciteteve parlamentare, vëzhgimit të zgjedhjeve dhe aktiviteteve për të drejta të njeriut.   

5. Shprehim falënderim për aktet e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kundër pandemisë KOVID-19 dhe pasojat e saj.

6. E Përshëndesim mbështetjen e paparë financiare deri më tani nga Bashkimi Evropian në dobi të Ballkanit Perëndimor, që i vërteton përpjekjet e Bashkimit Evropian të kontribuojë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rimëkëmbje shumëvjeçare socio-ekonomike të rajonit.  

7. E theksojmë rëndësinë e ekonomisë së mirë – ekonomisë funksionale të tregut dhe tregut të përbashkët rajonal si gur themel i rezistencës socio-ekonomike dhe Integrimi Evropian i tërë Ballkanit Perëndimor; e theksojmë përkushtimin tonë ta lehtësojmë zbatimin e Planit ekonomik investues për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, si dhe iniciativat e miratuara në Sofje, në Nëntor 2020- baza e Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe përforcimin e digjitalizimit, bashkëpunimit i të rinjve - me qëllim të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe të arrihen Standardet Evropiane. 

8. I njohim sfidat të cilat dalin nga pandemia KOVID-19 në funksionimin e përditshëm të Parlamenteve dhe vlerësojmë elasticitetin dhe kapacitetin për përshtatje të institucioneve tona.  Theksojmë se gjëja më e rëndësishme është që parlamentet tona i ruajnë rolet e tyre në kohën e pandemisë dhe në kohën pas pandemisë përmes kryerjes së plotë të roleve të tyre në legjislacion, hetim dhe mbikëqyrje.

9. E theksojmë rëndësinë nga përfshirja e përfaqësuesve të parlamenteve, shoqërisë civile dhe qytetarët e të Gjashtës nga Ballkani Perëndimor në Konferencën për të ardhmen e Evropës. 

10. I bëjmë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian t’i përmbush premtimet e veta dhe të marrë aktivitete vendimtare urgjente për përshpejtimin e procesit të zgjerimit; theksojmë se Perspektiva Evropiane dhe procesi i aderimit në BE i bazuar në merita të Ballkanit Perëndimor mbeten në interesin personal politik, mbikëqyrës dhe ekonomik të BE-së; përkujtojnë se zgjerimi mbetet më shumë se secili investim gjeostrategjik në një Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar. 

11. Obligohemi të angazhohemi dhe punojmë së bashku në avancimin e legjislacionit dhe ndërtimin e kapaciteteve të komiteteve relevante për ndjekjen e mbrojtjes së mjedisit jetësor, harmonizimin e legjislacionit me zbutjen dhe përshtatjen për ndryshimet klimatike në pajtim me Marrëveshjen e Parisit dhe Marrëveshjen Jeshile Evropiane; më mënyrë të barabartë të përkushtohemi në rritjen e elasticitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në lidhje me ndryshimet klimatike me zvogëlimin e praktikave të dëmshme, parandalimin e ndotjes dhe degradimit të lumenjve dhe deteve dhe zbatimin e politikave të rrepta për mbrojtjen e biodiversitetit.

12. E vërtetojmë përpjekjen tonë për mbajtjen e samiteve të kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor me kryetarin e Parlamentit Evropian dhe kryetarin e Parlamentit të cilët kryesojnë me Këshillin e Bashkimit Evropian në intervale të rregullta, si forume për shkëmbim dhe bashkëpunim në nivel më të lartë parlamentar. 

Click