Aktivitetet

E mërkurë, 3 mars 2021

Shkëmbimi global i HDP-së: Përforcimi, fuqizimi dhe integrimi i pjesëmarrjes së femrave në parlamentet

Deputetet Arta Bilalli-Zendeli, Lolita Ristova dhe Marija Petrushevska morën pjesë në Shkëmbimin global të HDP-së: Përforcimi, fuqizimi dhe integrimi i pjesëmarrjes së femrave në parlamentet.

Ky shkëmbim i përvojave të deputeteve nga Gambia, Gjeorgjia, Armenia, Liberia, Kenia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina u organizua nga Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (HDP) dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI).

Shkëmbimi global i përvojave u zhvillua në tri ngjarje të ndryshme virtuale më 12, 19 dhe 26 shkurt dhe i përfshiu temat si vijon: Roli i femrave në ndërtimin e konsensusit dhe bashkëpunimit ndërpartiak; Integrimi gjinor në strukturat dhe aktivitetet parlamentare; Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor; Sigurimi i pjesëmarrjes së femrave në menaxhimin e krizave; Përfshirja e meshkujve në avancimin e barazisë gjinore në parlamentet.

Folëset në të tria sesionet përfshinin, ndër të tjera, anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, përfaqësues të Unionit Ndërparlamentar, Grupit Qeveritar Skocez për Barazi dhe Buxhet dhe Zyrës së Buxhetit të Kongresit Amerikan; deputete aktuale dhe të mëparshme nga Shqipëria, Kenia, Suedia; përfaqësues të ekipeve të Qeverisjes Demokratike, Femrave, Gjinisë dhe Demokracisë së NDI-së; këshilltare të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Shkëmbimi global u hap nga Dejvid Prajs, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe bashkëkryesues i HDP-së.

Deputetet Bilalli-Zendeli, Ristova dhe Petrushevska, përveç që patën mundësinë për të marrë informata dhe përvoja në temat e mësipërme, ato shkëmbyen informata rreth aktiviteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Klubin e Deputeteve, Komisionin për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Planin e Veprimit për avancimin e ndjeshmërisë gjinore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Click