Aktivitetet

E mërkurë, 28 prill 2021

Sllovakia - mbështetës dhe partner i madh i vendit tonë

Sllavjanka Petrovska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë, së bashku me anëtarët e Grupit, realizuan takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Martin Klus.

Në fillim të takimit, Petrovska, duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë mysafirit, i prezantoi anëtarët e pranishëm të Grupit, deputetët: Zhaklina Peshevska, Eli Panova, Zdravko Trajanov dhe Marija Kostadinova. Ajo e falënderoi Sllovakinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e saj, veçanërisht në procesin e integrimit evropian dhe informoi se anëtarësimi në BE ishte çështje konsensusi dhe për të cilën të gjithë janë të përkushtuar seriozisht. Ndihma sllovake në përballjen e migracionit, si dhe luftën e përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit, është gjithashtu shumë e vlerësuar. 

Në vazhdim, anëtarët e Grupit Parlamentar, të cilët ishin unanim në shprehjen e mirënjohjes së tyre për mbështetjen nga Sllovakia, patën mundësinë të shprehin mendimin e tyre. Peshevska falënderoi Sllovakinë për bllokimin e konkluzioneve të Këshillit të BE-së në dhjetor 2020, kur Bullgaria u kërkoi eurodeputetëve të përfshinin çështje historike. Kostadinova iu referua mundësisë së thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Në fund, Panova e theksoi kontributin e femrave deputete në këto grupe parlamentare dhe e theksoi rëndësinë e ndarjes së përvojave sllovake në funksionimin e parlamentit, si dhe bashkëpunimin e përforcuar ekonomik midis të dyja vendeve.

Nga ana e tij, zëvendësministri Klus shprehu kënaqësinë për takimin me parlamentarët si urë e drejtpërdrejtë me qytetarët, por edhe me debatin e hapur. Ai tregoi gatishmëri për t'i ndarë përvojat me këtë vend mik, si mbështetës dhe partnerë tanë të mëdhenj, dhe e theksoi rëndësinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke u bazuar në çështjet e ngritura, Klos ra dakord se migrimi dhe azili janë çështje të rëndësishme për të gjithë Bashkimin Evropian. Për sa i përket arsimit, lidhja është e fortë, duke pasur parasysh universitetet vëllazërore "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup dhe Tërnava. Në këtë fushë, bashkëpunimi i shtuar, shkëmbimi i studentëve dhe interesi për gjuhën maqedonase janë të dëshirueshme. Pandemia mbetet një temë komplekse për të gjithë, ndërsa vaksinimi dhe furnizimi me vaksina ka rëndësi të madhe në këtë periudhë.

Në fund, Klus bëri ftesë për të vizituar Bratisllavën, por edhe për të marrë pjesë në Konferencën e ardhshme të Majit për të Ardhmen e Evropës.

Click