Aktivitetet

E martë, 23 shkurt 2021

Takim Ademi - Reka

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, pati takim me Ambasadorin e Shqipërisë në vend, E.T  Fatos Reka.

Ademi theksoi posaçërisht rëndësinë e bashkëpunimit të mirë miqësor ndërmjet dy vendeve fqinje dhe miqësore, veçanërisht në dritën e proceseve aktuale në proceset tona të integrimit evropian.

Përveç kësaj, Ademi theksoi rëndësinë e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur, si përparësi e të dy vendeve që kanë statusin e kandidatit.

Ambasadori Reka theksoi se është në interesin e të dy vendeve në suazat e presidencës portugeze të BE-së të bëhen lëvizje pozitive drejt BE-së.

 

 

Në takimin e përbashkët u konstatua se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë miqësore dhe se ka bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të qytetarëve. Gjithashtu shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në të dy vendet dhe rajonin e gjerë në drejtim të politikës, por edhe për çështjet e sigurisë dhe vaksinimit të popullsisë kundër virusit Corona-Sars.

Click