Aktivitetet

E mërkurë, 9 dhjetor 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ABDRASHOV

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë të parë zyrtare ambasadorin e sapoemëruar të Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Sh.T. Zhanibek Abdrashov. 

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit Abdrashov, e theksoi si të jashtëzakonshëm bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadorin paraprak dhe me Ambasadën e Kazakistanit dhe shprehu shpresë se i njëjti do të vazhdojë me një dinamikë akoma më të madhe. Kryetari i riafirmoi përfitimet nga marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes dy shteteve me ç'rast veçanërisht e theksoi diplomacinë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, dialogun politik dhe dimensionimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve. Kryetari shprehu kënaqësi edhe për negocimin e suksesshëm të tre marrëveshjeve kyçe në sferën juridike, siç është Marrëveshja për ndihmë juridike të  ndërsjellë në lëndët penale, Marrëveshja për transferimin e personave të gjykuar, si edhe Marrëveshja për ekstradim. Njëherazi, e informoi ambasadorin edhe për aktivitetet e Kuvendit, si edhe për nismën e tij për shqyrtimin e mundësive për punën e Kuvendit prej në largësi, gj.gj. të një pjese të deputetëve të cilët për arsye shëndetësore nuk kanë mundësi të sigurojnë prezencë fizike në seancat.

Ambasadori Abdrashov falënderoi për pritjen e ngrohtë në dhomën e demokracisë dhe u pajtua se marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë miqësore. Ai e përuroi Kryetarin Xhaferi për zotimin e suksesshëm për pranimin e vendit në NATO dhe për procesin e eurointegrimeve. Krahas kësaj, nënvizoi se bashkëpunimi më i ngushtë ndërparlamentar në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, në interes të ndërsjellë, do të vazhdojë menjëherë sapo të lejojnë këtë kushtet shëndetësore në lidhje me pandeminë e KOVID-19. Shkëlqesia e Tij tha se misioni i tij i ardhshëm do të përqendrohet në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, në rritjen e këmbimit tregtar dhe inicimin e aktiviteteve investuese ndërmjet dy vendeve.  

Bashkëbiseduesit shprehën bindjen në bashkëpunimin e mëtejshëm, mbështetjen e ndërsjellë në planin multilateral, dhe përforcimin e lidhjeve ndërparlamentare në më shumë nivele.

Click