Aktivitetet

E hënë, 13 shtator 2021

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN NGA SENATI FRANCEZ

Sot, në suazat e vizitës në Republikën e Maqedoniosë së Veriut të Delegacionit të Grupit të  Miqësisë  Francë - Ballkani Perëndimor në Senatin Francez, të paraprirë nga kryetarja e Grupit, senatorja, znj. Marta de Sidrak, u realizua takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqeodonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi.

Në përbërje të Delegacionit janë edhe senatorët: z. Arno Bazern, përgjegjës për bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Vensan Seguen, përgjegjës për bashkëpunimin me Malin e Zi dhe z. Mikel Vale, përgjegjës për bashkëpunimin me Republikën e Serbisë. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin Francez, z. Aleksandar Nikolloski dhe Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Siril Bomgartner.

Kryetari Xhaferi, duke ju uruar mirëseardhje mysafirëve, e përshëndeti trendin përpjetës të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze, që janë tradicionalisht të mira dhe miqësore dhe zhvillohen me intensitet të pazvogëluar pothuajse 3 dekada. Bashkëpunimi konstruktiv është veçanërisht i dukshëm në fushën e integrimit evropian të vendit, që fiton një dimension të ri në përputhje me Strategjinë franceze për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Ai i njoftoi mysafirët me punën aktuale të Kuvendit, si edhe për hapat reformuese në fushat me prioritet në procesin e eurointegrimit, në përputhje me metodologjinë e re, me ç'rast shprehu pritje   të valorizimit të rezultateve tona, para apo gjatë kryesimit francez me Unionin prej në janar të vitit 2022. Kryetari Xhaferi e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për aktivitetet në vend të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me ç'rast theksoi se mbështetja nga Franca miqësore gjithmonë vjen në kohën e duhur dhe në fushat kyçe.

Senatorja de Sidrak, në fillim të fjalës së saj, shprehu ngushëllim të thellë për viktimat nga ngjarja tragjike në Tetovë dhe uroi rikuperim të shpejtë të lënduarve. Ajo e falënderoi Kryetarin Xhaferi për pritjen e përzemërt dhe mundësimin e bisedës së hapur dhe marrjes së përgjigjeve për të gjitha pyetjet për temat konkrete për të cilat ishin të interesuar, siç është gjendja e përgjithshme shëndetësore, procesi i eurointegrimit të vendit dhe vështirësitë në atë rrugëtim. Ajo e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndër-parlamentar në asambletë ndërkombëtare parlamentare. 

Bashkëbiseduesit shprehën bindjen për mbështetjen e mëtejme të ndërsjellë në planin multilateral, veçanërisht në punën e asambleve ndërkombëtare parlamentare përmes delegacioneve të përhershme. U konstatua edhe zotimi për zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në arsim, kulturë, thellimi i bashkëpunimit ndër-parlamentar dhe ndarjes së përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare. 

Click