Aktivitetet

E mërkurë, 14 tetor 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DEPUTETËT BALA DHE SHTERJOSKI 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot kishte takim me një delegacion të përzier nga Republika e Shqipërisë, në përbërje të cilit krahas deputetëve aktual në Parlamentin shqiptar Taulant Bala dhe Vasill Shterjoski, ishin edhe kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba dhe afaristi Gjergj Luca. 

Biseda zhvillohej në drejtim të ndarjes së ndërsjellë të përvojave nga puna e dy dhomave ligjvënëse dhe për mënyrën e përshtatjes së punës së të njëjtave në këtë kohë të pandemisë, kur rreziqet shëndetësore imponojnë ndërrim të mënyrës së vendosur dhe mbajtje të funksionimit të rregullt, me qëllim që mos pësojnë pasoja as shteti, as qytetarët.

Deputeti Bala, i cili e paraprin delegacionin, e arsyetoi qëllimin e përbërjes së përzier me ç'rast theksoi se, edhe pse marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë në nivel të shkëlqyer, pa çështje të hapura dhe në të gjitha nivelet, sërish, vëllimi i investimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut është i vogël dhe pikërisht për këtë arsye është me të kryetari i Bashkisë Prrenjas, banorët e të cilit punojnë në mënyrë aktive në vendin tonë, dhe afaristi Luca, i cili është i hapur për bashkëpunime të reja.

Kryetari Xhaferi konfirmoi se pikërisht ky është edhe roli i politikës, të krijojë kushte për qarkullim të papenguar të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, që në fund të kenë jetë më të mirë qytetarët e të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe mendime dhe shpresa në drejtim të realizimit të papenguar të konferencave ndërqeveritare të Komisionit Evropian me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë, me ç'rast është thelbësore të shfrytëzohet momenti gjatë kryesimit aktual gjerman, me çka edhe oficijalisht do të shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.   

Click