Aktivitetet

E martë, 29 qershor 2021, Bruksel

Takim i kryetarit Xhaferi me deputetët e PE-së Shider, Quçuk dhe Valsman

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim në format hibrid me deputetët e Parlamentit Evropian, z. Andras Shider, z. Ilhan Quçuk dhe z-nj. Marion Valsman.

Në takim bashkëbiseduesit iu referuan eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, aktiviteteve rrjedhëse në Kuvend si dhe aktiviteteve të ardhshmet lidhura me Dialogun Zhan Mone. Parlamenti Evropian-Kuvendi i RMV-së.

Kryetari Xhaferi iu referua organizimit të shkëlqyeshëm të Samitit të kryetarëve të parlamenteve: Parlamenti Evropian-Ballkani Perëndimor dhe mundësia personalisht të dëgjohet pikëpamja  e të gjitha palëve të prekura  për metodologjinë e re të bisedimeve me BE-në, pritjet e vendeve aspirante për anëtarësim, si dhe mundësia të realizohen  takime bilaterale ndërmjet homologëve. Kryetari Xhaferi shprehu zhgënjim personal dhe kolektiv nga shtyrja e datës për fillimin e bisedimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Kryetari Xhaferi informoi eurodeputetët për statusin aktual dhe progresin e bërë në procesin e harmonizimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në rregulloren e Kuvendit dhe pritjet nga harmonizimi i pikëpamjeve të partive politike në raundin tjetër të dialogut.

Anëtarët e Parlamentit Evropian nënvizuan se përkundër pandemisë me KOVID-19, komunikimi midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Anëtarëve të Parlamentit Evropian nuk është ndërprerë; U mbajt takim virtual me eurodeputetët, ku morën pjesë koordinatorët e partive politike në Parlament, i cili është tregues që vendimet e marra përmes Dialogut Zhan Mone merren me konsensus. Pjesëmarrësit shprehën shpresën se përmes imunizimit të qytetarëve aktivitetet do të kthehen në normalitet dhe se do të bëhet përparim i mëtejshëm në reformat që duhet t'i sjellë Dialogu Zhan Mone, veçanërisht duke mbajtur takim me prani fizike. Të tre deputetët  shprehën mbështetjen pa rezervë  për hapjen e bisedimeve  me Bashkimin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shpresë se procesi i eurointegrimit do të shkojë në drejtimin e dëshiruar. 





Click