Aktivitetet

E enjte, 8 korrik 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e Forumit Mysliman Evropian 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me përfaqësuesit e Forumit Mysliman Evropian të paraprirë nga kryetari i Forumit, z.  Abdul-Vakhed Nijazov.

Duke u uruar mirëseardhje mysafirëve, Kryetari Xhaferi dha përkrahje për aktivitetin dhe punën e tyre të deritanishme e cila është në drejtim të asaj që ta prezantojë në Evropë dhe botë imazhin e vërtetë për islamin si religjion, dhe vetëdijen islame në tërësi. Ai foli për rëndësinë dhe përfitimet që i ka vendi ynë me atë që është shoqëri multietnike e cila paraqet shembull për bashkëjetesë në rajon.

“Vetë fakti që unë si pjesëtar i bashkësisë shqiptare jam tani më pesë vite apo mandati i dytë Kryetar i Kuvendit dhe njeriu i dytë sipas funksionit në shtet, flet mjaftueshëm për avantazhet tona si një shoqëri multietnike”, theksoi Kryetari Xhaferi. Në vazhdim, ai e potencoi edhe përcaktimin tonë të përbashkët strategjik për ndarjen e vlerave evropiane në tërësi, dhe këtë e konfirmojmë edhe me vetë faktin që tani më jemi vend anëtar i NATO-s dhe vend i cili pret ti fillojë negociatat me BE-në.

Kryetari i Forumit Mysliman Evropian, z. Abdul-Vakhed Nijazov, shprehu falënderim ndaj Kryetarit Xhaferi për mundësinë për këtë takim dhe theksoi se ka nderin të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vend i cili është shembull i ndritur në rajon kur janë në pyetje respektimi i dallimeve religjioze dhe të drejtat, paqja dhe bashkëjetesa. Ai nënvizoi se ardhmëria e Evropës nuk mund të paramendohet pa popullin mysliman i cili numëron rreth 170 milionë. Është popull i cili është i arsimuar, materialisht i rregulluar dhe fuqishëm i etabluar në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore anembanë vendeve evropiane. 

Myslimanët në Evropë, për dallim nga ato që jetojnë në kontinentet tjera, jetojnë në shtete dhe shoqëri demokratike dhe kjo paraqet një përparësi të madhe për to në raport me popullatën tjetër myslimane anembanë botës, nënvizoi kryetari Nijazov. Ai po ashtu fliste për nevojën për respektimin e dallimeve të ndërsjella dhe tolerancën dhe kjo paraqet kushtin e vetëm për jetë në paqe dhe stabilitet në vendet evropiane. 

Në fund bashkëbiseduesit bashkë u pajtuan se do të vazhdojnë të punojnë në fushën e etablimit dhe promovimit të bashkëjetesës.                                                                                                        

Click