Aktivitetet

E mërkurë, 2 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kejt Mari Bërnz  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Kejt Mari Bërnz me bashkëpunëtorët e saj. 

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen që ambasada amerikane dhe SHBA ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast theksoi se për ne është me rëndësi thelbësore fokusi i mbajtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendit tonë dhe rajonin në tërësi. 

Kryetari Xhaferi e informoi ambasadoren Bërnz për angazhimin e pritur të Qeverisë së re në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e popullatës dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si tre prioritete kryesore të veprimit. Ai po ashtu foli edhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit deri në fund të këtij viti. 

Ambasadorja Bërnz e përgëzoi Kryetarin Xhaferi për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur përparim të konsiderueshëm për një periudhë të shkurtër, sidomos në fushën e integrimit euroatlantik. Shkëlqesia e saj tha se me rëndësi kyçe është që në Kuvend të formohet mbështetje sa më e gjerë për realizimin e qëllimeve strategjike, veçanërisht në aspekt të NATO-s dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi çështjet në lidhje me sigurinë ekonomike, të tilla si siguria kibernetike dhe kontrolli i investimeve kombëtare dhe tha se miratimi i Ligjit Kundër Diskriminimit, i Strategjisë kundër korrupsionit, traktateve të NATO-s dhe Ligjit të armëve dhe pajisjeve ushtarake janë të rëndësishme për të ecur përpara.

Në fund të takimit, u vlerësua se të dy vendet si partnerë strategjik, do të vazhdojnë me bashkëpunimin e frytshëm si edhe deri tani. 

Click