Aktivitetet

E martë, 30 nëntor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T.  Feliks Korona

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e  sapoemëruar të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Karlos Isauro Feliks Korona. Ai shprehu kënaqësi pr takimin, e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me ambasadorët e mëparshëm të Meksikës në vend dhe i uroi punë të suksesshme edhe gjatë mandatit të z. Korona. I konstatoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, pa çështje të hapura dhe shprehu shpresë se dinamika e preferuar e takimeve në nivel parlamentar do të fitojë në intensitet në të ardhme.  

Kryetari Xhaferi foli për statusin aktual të vendit i cili u bë anëtar i plotfuqishëm në NATO në kushte pandemie, akt me të cilin u përmbush njëri qëllim strategjik i vendit a në raport me qëllimin e dytë strategjik, integrimet evropiane, e informoi bashkëbiseduesin për kushtet e përmbushura nga ana jonë, të konfirmuara edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe shprehu shpresë se pengesa aktuale në atë rrugë do të mënjanohet dhe më në fund vendi do i fillojë negociatat për aderim në Bashkimin Evropian.    

Ambasadori Feliks Korona po ashtu u pajtua me konstatimin e Kryetarit Xhaferi për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe deklaroi vullnet të fuqishëm që të punojë me përkushtim në tejkalimin e deficitit të takimeve bilaterale në të gjitha nivelet parlamentare. Ai theksoi se në Parlamentin e ri të Meksikës do të propozojë formimin e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut a e sugjeroi edhe potencialin e madh nga bashkëpunimi ekonomik i ndërsjellë të dy vendeve në të ardhme.  

Në kontekst të procesit eurointegrues, ambasadori shprehu mbështetjen e qartë dhe të palëkundshme të Meksikës për Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë në të gjitha asambletë dhe organizatat ndërkombëtare siç janë UIP (IPU), OKB ku Meksika është anëtar i rëndësishëm dhe luan rol domethënës.  

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm i mirë me Ambasadën Meksikane do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në fushat me interes të ndërsjellë të dyja vendeve.  



Click