Aktivitetet

E martë, 30 nëntor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Francisko Munis

Në takimin e sotëm protokollar me ambasadorin e sapoemëruar jorezident të Malajzisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Francisko Munis, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke i uruar mandat të suksesshëm ambasadorit, potencoi se me Malajzinë, edhe pse kemi vendosur marrëdhënie diplomatike qysh në vitin 1993, mungon ndonjë bashkëpunim bilateral më përmbajtjesor në cilindo nivel dhe në këtë kontekst, ai shprehu shpresë se marrëdhëniet munden të inkurajohen në mënyrë të ndërsjellë kah intensifikimi, si në nivelin politik ashtu edhe në nivelin ekonomik para së gjithash.

Kryetari Xhaferi e theksoi po ashtu rëndësinë e diplomacisë parlamentare, me ç'rast e potencoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm të mirë me Malajzinë në planin multilateral në kuadër të OKB-së. Foli edhe për gjendjen e marrëveshjeve mes dy vendeve si edhe për nismat tona për marrëveshje për të cilat akoma nuk kemi marrë përgjigje nga pala e Malajzisë.   

Ambasadori i Malajzisë, Sh.T. Francisko Munis, shprehu kënaqësi për takimin e realizuar dhe mundësinë e dhënë për të qenë ambasador i Malajzisë që e mbulon Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai u pajtua në tërësi me Kryetarin Xhaferi se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve është në një nivel të pakënaqshëm dhe shprehu gatishmëri që gjatë mandatit të vet të angazhohet maksimalisht  dhe të punojë në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim, ai po ashtu nënvizoi se do i transferojë këto mesazhe gatishmërie edhe te Kryetari i Parlamentit të Malajzisë.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në periudhën e ardhshme bashkërisht do të punojnë në nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të dy vendeve. 

Click