Aktivitetet

E premte, 4 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Mirosllav Toman 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e vet e pranoi ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Mirosllav Toman. 

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Çekisë për integrimet euroatlantike dhe evropiane. Ai po ashtu e informoi ambasadorin Toman për angazhimin e pritur të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e popullatës dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si tre prioritete kryesore të veprimit. 

Ambasadori Toman e përgëzoi Kryetarin Xhaferi për zgjedhjet parlamentare të zbatuara me sukses, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ai theksoi se edhe në të ardhme Grupi i Vishegradit do të jetë ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fitimin e anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Ai paralajmëroi bashkëpunim më intensiv në fushën e mbrojtjes, punëve të brendshme si edhe ekonomisë.  

Në fund të takimit, u vlerësua se dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin e frytshëm si edhe deri tani. 

Click