Aktivitetet

E enjte, 20 maj 2021 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. TICINJSKI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Sh.T. Vojcieh Ticinjski dhe që në fillim i uroi mirëseardhje dhe i drejtoi falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Polonisë në procesin tonë euroatlantik dhe evropian. 

Ambasadori Ticinjski shprehu interes për aktualitetet në dhomën ligjvënëse për çka Kryetari Xhaferi shkurtimisht e informoi për atë se si i menaxhonte Kuvendi sfidat që i impononte pandemia në periudhën e kaluar dhe për atë se pothuajse është kompletuar procesi i vaksinimit. Mandej, për aktivitetet rrjedhëse parlamentare, mes tjerash edhe për konsultimet e brendshme të Grupit të punës të ngarkuar për Dialogun Zhan Mone, respektivisht përfaqësuesit e Grupeve parlamentare dhe partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Bashkëbiseduesit ndanë përvoja të përbashkëta të dy parlamenteve rreth këtyre temave.

Ambasadori Ticinjski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner shumë i rëndësishëm për Republikën e Polonisë dhe se edhe më tutje do të vazhdojnë të mbështesin vendin tonë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai e potencoi edhe domethënien e bashkëpunimit produktiv mes dy dhomave ligjvënëse dhe se e njëjta duhet të thellohet në nivel të bashkëpunimit edhe ndërmjet shërbimeve. Kjo është diçka që mund të realizohet në të ardhme, me ndarjen e përvojave dhe ndjekjen e punëve për së afërmi nga të dyja palët. 

Kryetari Xhaferi e pranoi me kënaqësi këtë propozim të ambasadorit dhe përsëriti se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjithmonë i hapur për bashkëpunim demokratik me të gjitha parlamentet në botë. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në të ardhmen më të afërt, në varësi nga protokollet Kovid, të organizohet Ekspozitë në hapësirat e Kuvendit me rastin e 30-vjetorit të formimit të Grupit të Vishegradit. Gjithsesi, zotimi për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve edhe në shumë fusha tjera siç është shkenca, arsimi, mbrojtja, shëndetësia, kultura dhe fusha tjera mbetet interes i ndërsjellë për të ardhmen

Click