Aktivitetet

E premte, 11 dhjetor 2020

Takim i lamtumirës i  Kryetarit Xhaferi me ambasadorin Janakakis  

Në takimin e sotëm të lamtumirës të ambasadorit të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Dimitrios Janakakis, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadorin dhe shprehu bindje se edhe në periudhën e mëtejshme, bashkëpunimi me ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë do të vazhdojë në nivelin më të lartë, si edhe deri tani. Kryetari Xhaferi e theksoi rolin dhe domethënien e Marrëveshjes së Prespës si moment i rëndësishëm historik i cili do të përfaqësojë bazë të fuqishme për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe theksoi se angazhimet tona për integrimin në BE mbesin prioriteti kryesor për vendin tonë. Në këtë drejtim, nënvizoi se me përkushtim të fuqishëm dhe pranim të metodologjisë së re të Brukselit do e ecim rrugën drejt institucioneve të BE-së. Në planin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve, Kryetari shprehu shpresë se në periudhën e ardhshme do të intensifikohet ky bashkëpunim dhe sërish drejtoi ftesë ndaj kolegut të tij, Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Greqisë të vizitojë vendin tonë. 

Ambasadori Dimitrios Janakakis, falënderoi për mundësinë për takim me Kryetarin e Kuvendit dhe u pajtua plotësisht me konstatimin se këto dy vite të kaluara ishin historike për të dy vendet. Ai potencoi se, edhe pse Marrëveshja e Prespës ishte kritikuar nga të dyja palët, ajo përsëri paraqet një bazë të shkëlqyer për përforcimin dhe avancimin e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Janakakis nënvizoi se bashkëpunimi mes dy vendeve edhe krahas pandemisë me KOVID-19, lëviz në vijën për lartë, me takime të shumta bilaterale në nivel të lartë dhe në këtë kontekst, për vitin e ardhshëm e paralajmëroi vizitën e Presidentit Pendarovski në Athinën zyrtare. Në raport me përforcimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve, si moment pozitiv, ambasadori e theksoi formimin e Grupit parlamentar të Bashkëpunimit në Parlamentin e Greqisë për bashkëpunim me Grupin parlamentar përkatës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e shprehën bindjen e vet se me vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mund të bëjnë shumë për vendet e veta.                                                                                              

Click