Aktivitetet

E enjte, 27 maj 2021

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me gjykatësin kushtetues Murati

Sot Kryetari i Kuvendit të republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim lamtumirës me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Sali Murati. Në takim u konstatua në mënyrë të ndërsjellë bashkëpunimi i mirë i Kuvendit me institucionin Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari Xhaferi e falënderoi për kontributin që gjykatësi Murati e ka dhënë përmes punës së tij në një institucion të rëndësishëm siç është Gjykata Kushtetuese dhe i uroi para së gjithash, shëndet të mirë, me dëshirë për suksese të mëtejme në planin personal dhe atë profesional, pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Click