Aktivitetet

E martë, 22 dhjetor 2020

TAKIM ONLINE I DEPUTETIT KASTRIOT REXHEPI ME MARTIN VIKERS

Me iniciativë të z. Vikers, me mbështetje dhe angazhim të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, sot, përmes platformës Zoom u mbajt takim online i z. Kastriot Rexhepi, kryetarë i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar me z. Martin Vikers, kryetarë i Grupit Separatistë Parlamentarë për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, znj. Aleksandra Miovska, si dhe sekretarët e grupeve të deputetëve.

Biseda kaloi në atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, kurse në fillim z. Vikers shprehu kënaqësi nga takimi i parë virtual dhe u angazhua për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Zotëri Rexhepi e përshëndeti nismën, prezantoi Grupin për bashkëpunim dhe theksoi se gëzohet për bashkëpunim në të ardhmen me parlament që ka më shumë se 700 vjet traditë, i cili është një burim i pashtershëm i praktikave më të mira parlamentare. Gjithashtu, ia uroi funksionin e ri z. Vikers, i cili është emëruar për përfaqësues tregtarë të kryeministrit Xhonson për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Theksoi se vizita e z. Vikers në vendin tonë, e cila u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe më vonë për shkak të pandemisë globale KOVID, do të realizohet në periudhën më të përshtatshme vitin e ardhshëm. 

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen përvoja mbi punën e parlamenteve në kushtet e pandemisë dhe në një situatë në të cilën nuk është e mundur prania e të gjithë deputetëve në seancat parlamentare, me çka z. Vikers informoi se ato kanë future sistem hibrid, përkatësisht deputetët që mungojnë për shkak të Kovid-19 kyçen online, kurse të tjerët në sallë. Qeveria Britanike po punon për gjetjen e një zgjidhjeje teknologjike për të prezantuar mundësinë e punës së plotë online të Parlamentit (si një nevojë dhe alternativë), sepse bëhet fjalë për 650 deputetë që duhej të kyçeshin në të njëjtën kohë dhe të punojnë virtualisht.

Zotëri Rexhepi e njohu kolegun e tij me punën aktuale të Kuvendit, miratimin e Buxhetit për vitin 2021 i cili është përshtatur për t'iu përgjigjur pasojave ekonomike të pandemisë dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore për përshtatjen e procesit arsimor, si dhe iniciativat për punën hibride të Kuvendi, në mënyrë që të mundësojë një qasje të përgjegjshme dhe transparente në shërbimin e nevojave, të drejtave dhe pritjeve të qytetarëve. 

Në lidhje me integrimin evropian, z. Rexhepi e njoftoi bashkëbiseduesin për zhgënjimin e politikanëve dhe qytetarëve nga mos fillimi i negociatave, gjë që çon përfundimisht në lëkundjen e imazhit të Unionit në këtë fushë dhe kredibilitetin e tij. Ai falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin tonë në NATO, duke na bërë aleatë të barabartë dhe kontribuues për paqen në botë si dhe për mbështetjen tonë për integrimin evropian, e cila shpresojmë të vazhdojë pa marrë parasysh daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi. 

Në atë kontekst, ambasadorja Miovska theksoi se si përfundim nga takimet e fundit të politikanëve tanë të lartë me përfaqësuesit e BE-së, është në zgjerim të shihet si një proces i evropianizimit, dhe jo si një bilateralizim i aspiratave.

Bashkëbiseduesit ndanë parashikime rreth statusit të Bregzitit, me çka z. Vikers theksoi se nuk ka zgjatje të periudhës së tranzicionit që përfundon më 31 dhjetor, pastaj për mundësitë e bashkëpunimit me Fondacionin Vestminster me të cilin kemi cikle të shkëlqyera të projekteve, pastaj në sferën e ekonomisë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike, veçanërisht pas Marrëveshjes së nënshkruar kohë më parë për Bashkëpunim Tregtar,  më pas për marrëveshjen shoqërore ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia me Covid-19, si dhe përparimi i mëtejshëm i relacioneve parlamentare. 

Click