Aktivitetet

E martë, 29 dhjetor 2020

Takim para Vitit të Ri i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e mediumeve

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte takim të rregullt, tradicional para Vitit të Ri me përfaqësuesit e mediumeve në vend, në të cilin i informoi për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të dhomës ligjvënëse. Njëherazi, ai u drejtoi edhe urime të sinqerta për festat e ardhshme dhe u dëshiroi shëndet të mirë, sukses kolektiv dhe gëzim dhe mirëqenie familjare, si edhe bashkëpunim të frytshëm të ndërsjellë në Vitin e Ri 2021. 

Click