Aktivitetet

E enjte, 1 korrik 2021

Takim pune i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me koordinatorin nacional Allagjozovski

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Arbana Pasholli dhe anëtarët e Grupit të Punës për Çështje Kulturore, realizuan takim pune me koordinatorin nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërresor, Robert Allagjozovski.

Me qëllim të promovimit të konceptit të udhëheqjes dhe në frymën e nxitjes së besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, takimi u drejtua nga koordinatorja e Grupit të Punës për Çështje Kulturore, Velika S. Serafimovska, dhe në takim morën pjesë anëtarët Latife Shikovska, Kastriot Rexhepi, Lubço Ballkoski, Zeqir Ramçiloviq dhe Merita K. Koxhaxhiku.

Anëtarët patën mundësinë të diskutojnë në lidhje me Raportin mbi aktivitetet e realizuara për vitin 2020 të Strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit "Një shoqëri për të gjithë dhe Ndërkulturalizmi", si dhe të japin propozimet e tyre për çështjet me interes për bashkësitë që i përfaqësojnë.

Click