Aktivitetet

E hënë, 28 qershor 2021, Bruksel

Takimi bilateral i kryetarit Xhaferi dhe kryetarit Zorçiq 

Sot, në margjinat e Samitit të kryetarëve të Parlamenteve: Parlamentit Evropian – Ballkani Perëndimor kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, z. Igor Zorçiq.  Republika e Sllovenisë e mori kryesimin me Këshillin e Evropës në gjysmën e dytë të vitit 2021. 

Kryetari Xhaferi shprehu faleminderim për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Republika e Sllovenisë në procesin e Eurointegrimeve.   Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesin e Sllovenisë në Zyrën për lidhje të NATO në Shkup, si dhe bashkëpunimin në drejtim të menaxhimit me krizën belge dhe pandeminë KOVID-19.  Me Republikën e Sllovenisë nuk kemi çështje të hapura, bashkëpunimi në të gjitha nivelet është i kënaqshëm, por ekziston hapësirë për avancimin e bashkëpunimit, posaçërisht në sferën e ekonomisë, kulturës dhe turizmit. Pandemia me KOVID-19  pa dyshim e rëndoi dhe ngadalësoi komunikimin e drejtpërdrejtë bilateral, por imunizimi i plotë ngadalë por sigurt kontribuon për kthimin e proceseve në dinamikat normale.  Kryetari Xhaferi nënvizoi se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa integrimin e plotë të të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Kryetari i Kuvendit Nacional të Sllovenisë theksoi se Sllovenia e përkrah anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Çështje të caktuara bilaterale nuk duhet të jenë pengesë e rrugës drejt integrimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE. Kryetari Zorçiq përkujtoi në zgjidhjen e kompromisit të mos pengimit dhe mos bllokimit të rrugës evrointegruese të Kroacisë, përkatësisht zgjidhjen e çështjeve bilateral si proces paralel i aderimit drejt Bashkimit Evropian.   

Bashkëbiseduesit u pajtuan se formati i këtillë i komunikimit në nivel të kryetarëve të Parlamenteve është veçanërisht i dobishëm posaçërisht nëse samitet e këtilla mbahen në Institucionet Evropiane, pasi të njëjtit janë indikatorë plotësues se Bashkimi Evropian  qartë tregon interes drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe çështja së zgjerimit është lart në agjendën e BE-së.  

Click