Aktivitetet

E mërkurë, 24 shkurt 2021

Takimi i Aleksandar Nikolloskit me ambasadoren rumane Adela Monika Aksinte

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Rumanisë në vend, SH.S. Adela Monika Aksinte, me të cilën biseduan për integrimin evropian të vendit, sfidat aktuale në proces dhe mundësitë e mundshme për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Deputeti Nikolloski e uroi ambasadoren Aksinte për funksionin e saj të ri dhe i uroi sukses në mandatin e saj, duke shpresuar për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Nikolloski e informoi ambasadoren Aksinte për përbërjen e re të Këshillit Nacional për Eurointegrime në mandatin aktual parlamentar, kompetencat e Këshillit, rolin që duhet ta luajë gjatë negociatave me BE-në dhe vendimmarrjen me konsensus.

Ambasadorja rumune Aksinte shprehu mirënjohje për ftesën në takim, duke pritur bashkëpunim të shkëlqyeshëm në të ardhmen, si dhe mbështetjen e plotë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në BE. Modelin e funksionimit të trupit si Këshilli Nacional për Eurointegrime, ambasadorja Aksinte e vlerësoi si shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të dobishëm në ndërtimin e konsensusit të nevojshëm midis faktorëve kryesorë shoqërorë në procesin e integrimit evropian.

"E keni mbështetjen e Rumanisë dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e disa kapitujve sa më shpejt që të fillojnë negociatat me BE-në" - tha ambasadorja Aksinte.

Të dy bashkëbiseduesit në atmosferë të hapur dhe miqësore shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale për fillimin e negociatave aderuese dhe ranë dakord mbi nevojën për t'i zbatuar reformat kryesore në proces.

Click