Aktivitetet

E martë, 9 shkurt 2021

Takimi i Aleksandar Nikolloskit me ambasadoren suedeze Kristin Forsgren Bengtson

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, SH.S. Kristin Forsgren Bengtson.

Në takim, Nikolloski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Suedisë për integrimin tonë evropian, si dhe mbështetjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe e përshëndeti bashkëpunimin e vazhdueshëm parlamentar të të dyja Dhomave Ligjvënëse.

Nikolloski e informoi ambasadoren Bengtson për formimin dhe përbërjen e re të Këshillit Nacional për Eurointegrime, kompetencat dhe rolin e tij si trup kryesor në procesin e negociatave dhe rëndësinë e vendimmarrjes konsensuale midis të gjithë anëtarëve të Këshillit.

Ambasadorja suedeze Bengtson u shpreh e kënaqur nga takimi, duke shfaqur interes në mundësitë për të siguruar një debat cilësor në Këshill dhe veçanërisht në ndërtimin e konsensusit të nevojshëm duke i pasur parasysh sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian. Në aspektin e bashkëpunimit bilateral, ambasadorja Bengtson u përqendrua në strategjinë e zhvillimit të Suedisë dhe pjesën e kushtuar vendit tonë me prioritetet kryesore për agjendën evropiane në fushat e: demokracisë dhe sundimit të ligjit, mjedisit jetësor, sigurisë dhe ekonomisë së tregut.

Të dy bashkëbiseduesit në atmosferë miqësore dhe të hapur shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale për fillimin e negociatave aderuese, nevojën për të tejkaluar polarizimin në shoqëri dhe ranë dakord mbi nevojën për t'i zbatuar reformat kryesore në proces.

Click