Aktivitetet

E hënë, 15 shkurt 2021

TAKIMI I ALEKSANDAR NIKOLLOSKIT ME AMBASADORIN BULLGAR ANGELL ANGELLOV

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, sot në Kuvend, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, SH.T. Angell Angellov.

Nikolloski e informoi ambasadorin se menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar i Këshillit realizoi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend, në mënyrë që t'i njoftojë me Këshillin dhe bashkëpunimin e përbashkët në procesin e integrimit evropian.

Në takim, Nikolloski e informoi ambasadorin për përbërjen dhe kompetencat e Këshillit Nacional, rolin që duhet ta luajë në negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian, si dhe miratimin konsensual të vendimeve.

Në takim u përfshinë edhe çështjet në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin midis të dyja vendeve dhe shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për avancimin e mëtejshëm.

Click