Aktivitetet

E hënë, 1 shkurt 2021

Takimi i deputetes Pasholli me euroambasadorin Gir

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Arbana Pasholli, sot realizoi takim me euroambasadorin SH.T. Dejvid Gir dhe këshilltaren politike, Joana Shtubert.

Në takim ishte biseduar mbi qëllimet, kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e të drejtave të bashkësive nacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Deputetja Pasholli i njoftoi të pranishmit me punën e deritanishme të Komitetit, por gjithashtu se angazhohet fuqishëm për planet e ardhshme në këtë drejtim, duke e theksuar Propozim-programin për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, i cili pritet të realizohet gjatë vitit 2021.

Euroambasadori Gir ia uroi znj. Pasholli zgjedhjen kryetare e Komitetit dhe e theksoi rëndësinë e Komitetit në lidhje me marrëdhëniet dhe të drejtat ndërmjet bashkësive dhe e njoftoi mbështetjen për punën e përgjithshme të Komitetit.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi tema të tjera siç janë situatat aktuale, pandemia, roli i organizatave joqeveritare, si dhe mundësitë për t'i transferuar përvojat nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian për t'i përforcuar kapacitetet e Komitetit.

Kryetarja e Komitetit, Pasholli, e falënderoi euroambasadorin Gir për mbështetjen dhe bashkëpunimin dhe theksoi se pret që këto takime dhe aktivitete të përbashkëta të intensifikohen më tej në të ardhmen.

Click