Aktivitetet

E enjte, 2 dhjetor 2021

Takimi i deputetit Jovan Mitreski me Vitalij Zagajnij

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës, Jovan Mitreski, realizoi takim me delegacionin ukrainas të udhëhequr nga Vitalij Zagajnij, zëvendës i administratës rajonale shtetërore të Lvivit. Në shoqërinë e delegacionit mysafir ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, SH.S Natalia Zadorzhnjuk.

Zagajnij dhe Zadorzhnjuk falënderuan për takimin dhe mbështetjen nga pala maqedonase dhe e prezantuan rajonin e Lvivit si shumë të fortë, të rëndësishëm dhe të zhvilluar, veçanërisht në aspektin turistik, me potencial për zhvillim në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, Mitreski i theksoi marrëdhëniet e mira me Ukrainën, edhe si grupe parlamentare për bashkëpunim, edhe si dy vende pa çështje të hapura. Bashkëpunimi i tillë i suksesshëm, pjesëmarrësit ranë dakord që të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen. Gjithashtu, pala ukrainase dërgoi ftesë për të vizituar territorin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Click