Aktivitetet

E premte, 22 janar 2021

TAKIMI I DEPUTETIT MITRESKI ME EUROAMBASADORIN DEJVID GIR

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit "Mundemi", Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, SH.T. Dejvid Gir.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur për mundësinë për t'u takuar në Dhomën Ligjvënëse dhe për të pasur diskutim të frytshëm. Bashkimi Evropian e vë theksin në punën e Kuvendit si trup ligjvënës, por edhe si vend kryesor për debatin publik.

Në fokusin e bisedës ishte integrimi evropian i vendit tonë. Në atë kontekst, u theksua nevoja që faktorët e ndryshëm të rrisin bashkëpunimin për të përmirësuar punën, në mënyrë që të arrihet konsensusi, sepse procesi i integrimit evropian me të gjithë faktorët politikë është në interes të të gjithë qytetarëve.

Click