Aktivitetet

E mërkurë, 3 mars 2021

Takimi i deputetit Panço Minov me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, Panço Minov, realizoi takim me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte.

Në fillim të takimit, Minov e uroi ambasadoren për funksionin e saj të ri dhe i uroi punë të suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm midis grupeve parlamentare dhe trupave të punës, si dhe për mbështetjen rumune ndaj vendit tonë për anëtarësimin në NATO dhe aspiratat drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadorja rumune, nga ana e saj, e theksoi bashkëpunimin e mirë si aleatë të NATO-s dhe mbështetjen e plotë për anëtarësimin në BE dhe në këtë drejtim bëri thirrje për të vazhduar rrugën e reformave, e cila do të sjellë përfitime për qytetarët. Ajo gjithashtu informoi se zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Rumani në dhjetor, dhe për këtë arsye Grupi Parlamentar për Bashkëpunim me vendin tonë nuk është formuar ende, por pret që kjo të ndodhë së shpejti.

Bashkëbiseduesit shfaqën transparencë për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht në ndarjen e përvojave të Rumanisë në pjesën e harmonizimit të legjislacionit me BE-në. Ata gjithashtu ranë dakord se duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, ekziston një bazë e mirë për avancimin e bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë, kulturës dhe tregtisë. Në këtë kontekst, Minov kujtoi binjakëzimin e Rajonit të Tikveshit me rajonin rumun të Vrançës dhe mundësinë për rritjen e plasmanit të verërave në të dyja tregjet, dhe ekziston mundësia për të investuar në industrinë farmaceutike.

Click