Aktivitetet

E mërkurë, 27 janar 2021

TAKIMI I DYTË ONLLAJN I GRUPIT PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E MBRETËRISË SË BASHKUAR

Në organizimin e përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Parlamenti Britanik dhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, më 27 janar 2021 U mbajt  takim online i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarët e Grupit Parlamentar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarët e Grupit Parlamentar Gjithpartiak për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë: z. Kastriot Rexhepi , kryetar i grupit, anëtarët: znj. Marija Angelova, znj. Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe z. Arber Ademi, ndërsa nga ana Britanike: z. Martin Vikers dhe z. Aleks Sobel, Bashkëkryesues të Grupit gjkithpartiakët dhe anëtarët: Barones Barker, Llord Bounes, Llord Randall, Llord Vejverli, Ser Roxher Gejl dhe Majk Fabrikant, si dhe Ambasadorët në të dy vendet, zonja Aleksandra Miovska dhe znj. Rajçell Gallovej. Në takim morën pjesë dhe sekretarët e grupeve të deputetëve.

Diskutimet u zhvilluan në disa tema: puna e parlamenteve në kushtet e  pandemisë, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar pas daljes së MB-së nga BE-ja me theks të veçantë në forcimin e shkëmbimit dhe promovimit të turizmit, agjenda "e gjelbër",  integrimi evropian dhe NATO i vendit dhe intensifikimi i mëtejshëm në ciklet e projekteve të Fondacionit Vestminster për Demokraci. 

Grupi i Kuvendit në diskutimet e shtjelluara individuale i informoi kolegët e tyre për situatën aktuale në vend në lidhje me pandeminë KOVID-19 planet për furnizimin me vaksina dhe zbatimin e vaksinimit (z. Rexhepi), integrimin evropian të vendit, marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë në procesin e implementimit të Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim dhe pritjet për bashkëpunim të mëtejshëm konstruktiv në NATO dhe veçanërisht në NATO PC (Z. .Ademi). Shqyrtimi i bashkëpunimit me Fondacionin për Demokraci të Vestminster dhe projektet e planifikuara për të ardhmen u prezantuan bashkërisht nga znj. Angelova, z. Rexhepi dhe ambasadori Gallovej. Mbi potencialet dhe mundësitë ekonomike për bashkëpunim më të fuqishëm tregtar dhe forcimin e lidhjeve ekonomike në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar së fundmi për bashkëpunimin tregtar, si dhe përparimin e intensifikuar të turizmit në tregun britanik, diskutuan z. Rexhepi dhe Ambasadorja Miovska. 

Bashkëbiseduesit  britanikë në diskutime të shkurtra i njoftuan deputetët me punën e Parlamentit Britanik në kushte pandemie, u interesuan për atë se si shihet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dalja e vendit nga BE (z. Fabrikant) dhe shprehën interes të shtuar për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella në fushën e turizmit si segment me input të konsiderueshëm financiar në ekonomitë vendase. Në lidhje me integrimin evropian, Vikonti Vejveli theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet  mbështetës i fuqishëm dhe i zëshëm i vendit tonë në rrugën drejt BE-së dhe ai vetë kontakton personalisht presidencën Portugeze për ta mbajtur çështjen tonë lartë në agjendë në periudhën aktuale. 

Të gjithë bashkëbiseduesit e vlerësuan takimin si produktiv dhe konstruktiv, me interes të lartë për takime të mëtejshme tematike online, në mënyrë që të zgjerojnë më tej marrëdhëniet parlamentare.  

Click