Aktivitetet

E mërkurë, 24 shkurt 2021

Takimi i Fanica Nikolloskës me аmbasadorin polak Ticinjski

Kryetarја е Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, Fanica Nikolloska, sot realizoi takim me ambasadorin e Polonisë, SH.T. Vojcieh Ticinjski.

Në fillim, kryetarja e Grupit, Nikolloska, u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij takimi, duke e pasur parasysh faktin se Polonia është mik i vjetër i vendit tonë dhe mbështetës i fuqishëm në rrugën tonë të integrimit evropian, si dhe proceseve reformuese të institucioneve kryesore në vend.

Ambasadori Ticinjski uroi për formimin e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Polonisë, kryetare e të cilit është Nikolloska, i cili tradicionalisht vazhdon edhe në këtë mandat.

"Polonia ishte ndër vendet e para që e ratifikoi protokollin e aderimit në NATO dhe është në grupin e vendeve që shpresonin që negociatat aderuese do të fillonin” - tha Ticinjski. Ai përmendi që nuk e kuptojnë dhe ndajnë qëndrimin e Bullgarisë, çështja e identitetit dhe historisë nuk duhet të përfshihen në atë pako evropiane dhe nuk duhet të jenë lëndë e negociatave në negociatat paraaderuese.

Lidhur me bashkëpunimin bilateral, ambasadori polak tha se bashkëpunimi politik, por edhe ekonomik, si dhe bashkëpunimi në fushën e turizmit është i rëndësishëm. Polonia është në vendin e njëmbëdhjetë të bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë e Veriut dhe ky është sinjal i mirë për investimet, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në vend.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në vend, sfidat dhe trajtimin e pandemisë Kovid-19, vaksinimin, projektet e zbatuara deri më tani, por u shqyrtuan edhe mundësitë e ardhshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ticinjski kërkoi mbështetje parlamentare për nismën e digjitalizimit, duke njoftuar ngjarjen tjetër të rëndësishme, Samitin e 16-të të OKB-së, që do të mbahet këtë vit në dhjetor në Katovice, Poloni, për të cilën Nikolloska riafirmoi se jemi në fillim të këtij procesi dhe çdo ndihmë dhe përvojë është e mirëseardhur.

Takimi u mbyll nga kryetarja e Grupit, Nikolloska, me angazhim për bashkëpunim intensiv, mbi të gjitha, parlamentar midis të dyja vendeve, por edhe në fushat e tjera, ekonominë, turizmin, në nivelin e të gjithë vendit, për të cilin është rënë dakord nga ambasadori Ticinjski.

Click